Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

‘‘Qeveria ka paraparë inflacion 4%’’, Bajrami: Rritja e buxhetit është vetëm 0.9%, gjysmën e merr sa herë blejmë diçka

GD
Gazeta Demos6 nëntor 2026 në 12:00
‘‘Qeveria ka paraparë inflacion 4%’’, Bajrami: Rritja e buxhetit është vetëm 0.9%, gjysmën e merr sa herë blejmë diçka

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar qeverinë e vendit lidhur me buxhetin për vitin 2027.

Bajrami, ka thënë se vetë qeveria ka paraparë që inflacioni në vitin 2027 të jetë 4%, ndërsa rritja e buxhetit krahasuar atë të 2026 me 2027 është 4.9%, ku nëse i hiqet kësaj të fundit norma e inflacionit prej 4%, atëherë del, siç ka thënë Bajrami, që rritja e buxhetit është vetëm 0.9%.

‘’Në dokumentin e buxhetit, këta vetë, qeveria e Republikës së Kosovës, ka paraparë që inflacioni në vitin 2027 do të jetë 4%, për vitin e ardhshëm, parashikimet e tyre janë, këta kanë pas një pas një parashikim shumë më të ulët edhe për vitin 2026, por na sot inflacionin e kem 7.8%. Rritja e buxhetit në përqindje është 4.9%, nëse e krahasojmë vitin 2026 me vitin 2027, mirëpo kur ia hjek normën e inflacionit prej 4%, a e din sa mbetet rritja prej 2026 deri në 2027, është 0.9%. Kaq e ka Kurti sipas parashikimit të inflacionit që vetë qeveria e ka bë’’, ka thënë Bajrami mes tjerash.

Deputetja e LDK’së, ka shtuar edhe se, i tërë buxheti është i ‘’bazuar në konsum dhe import’’.

‘’Mirëpo atë që e thash, është buxhet komplet i bazuar në konsum, në import. Sepse prej 4 miliardë të hyra sa i ka paraparë pjesa tjetër është e financuar me kredi, të jashtme dhe të brendshme, por 4 miliardë sa janë të hyra të rregullta të buxhetit, 2 miliardë i kanë paraparë që t’i marrin nga tatimi mbi vlerën e shtuar. Dhe po e ka rritë buxhetin… sepse e merr prej secilit qytetar të Republikës së Kosovës, sa herë që ndonjëri prej nesh e blen një produkt, qoftë ai produkt i veshmbathjes, i ushqimit, i mobiles, çka do’’, ka vijuar më tej ajo.

Bajrami, ka kritikuar qeverinë edhe lidhur me çmimet e naftës, duke thënë se Kosova është i ‘’vetmi vend’’ në rajon dhe Evropë që ‘’nuk ka ndërmarrë’’ as ndryshim të masave fiskale lidhur me çmimet e karburanteve.

‘’Ne e kemi normën e tatimit mbi vlerën e shtuar 18%, dhe sa herë që blen diçka ne me taksat tona, ne paguajmë sot tatim mbi vlerën e shtuar në litrën e naftës e cila ka arritur 2 euro, jemi vendi i vetëm në Evropë dhe në rajon, që nuk kemi ndërmarrë asnjë ndryshim të masave fiskale sa i përket çmimit të karburanteve’’, ka vijuar tutje deputetja e LDK’së.

buxhetitparaparëbajrami

Të ngjashme

Hykmete Bajrami e konfirmon: Do të kandidoj për kryetare të LDK-së, e zyrtarizoj kur të bindem se ka një proces të drejtë

Hykmete Bajrami e konfirmon: Do të kandidoj për kryetare të LDK-së, e zyrtarizoj kur të bindem se ka një proces të drejtë

22:22
Bajrami: Po paguajmë nga xhepat, nga janari në shtator u importuan 182 milionë euro energji, vitin e kaluar 259 milionë euro

Bajrami: Po paguajmë nga xhepat, nga janari në shtator u importuan 182 milionë euro energji, vitin e kaluar 259 milionë euro

21:15

Më shumë nga Lajme

  • 12:18Zemaj: Në një shtet demokratik, vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të obligueshme
  • 11:53Çitaku: Imunitet për shkelje të qëllimshme të Kushtetutës nuk duhet të ketë askush
  • 11:53Kurti: Deficiti tregtar mbetet një nga sfidat kryesore të ekonomisë
  • 11:39Maqedonci dekoron gjeneralin amerikan me medaljen “Shërbim i Shquar”
  • 11:08Mbi 100 milionë euro kokainë, autoritetet spanjolle zbulojnë rrjetin shqiptar – ja gabimi që fundosi organizatën kriminale