Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka marrë pjesë mbrëmë në një ndeshje spektakli në stadiumin “Letzigrund” të Cyrihut, ku u përballën ekipet e miqve të futbollistëve legjendarë Ronaldinho dhe Alessandro Del Piero.
Pjesëmarrjen në këtë ngjarje e ka bërë të ditur vetë Lladrovci përmes një postimi, ku ka treguar se ishte i ftuar nga Kushtrim Musliu, kreator dhe pronar i brendit të orëve “Helfer Geneve”
Në këtë organizim, sipas Lladrovcit, morën pjesë edhe të ftuar shqiptarë nga të gjitha trojet, ndërsa ndeshja u organizua nga Marcel Nalyan dhe Roberto Pinto, të cilët kanë lindur dhe janë rritur në Cyrih.
Lladrovci e ka cilësuar këtë ngjarje si një festë të futbollit dhe nostalgjisë, e cila, sipas tij, nderoi gjeneratat e emigrantëve shqiptarë që ndërtuan jetën në Zvicër.


