Tre persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të dyshuarit me inicialet L.H., L.XH. dhe F.M. janë ndaluar pas një aksioni të realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
Gjatë kontrollit të automjeteve të tyre, më 6 nëntor, rreth orës 21:00, në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë, janë gjetur dhe sekuestruar mbi 500 gramë substanca të dyshuara narkotike, të llojit kokainë dhe marihuanë.




