Kryeministri Albin Kurti, sot udhëtoi drejt Republikës së Francës.
Lajme LIVE
Kurti udhëton për në Francë, merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris

Ai do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris dhe në darkën shtetërore të shtruar nga Presidenti Emmanuel Macron.
Qeveria ka njoftuar se gjatë vizitës dhe në margjina të Forumit, kryeministri Kurti do zhvillojë takime bilaterale me liderë, zyrtarë të lartë e përfaqësues shtetesh dhe institucionesh, sikurse me personalitete të shquara të arsimit, akademisë, artit e kulturës.



