Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Supremja e refuzon ankesën e LVV-së lidhur me mbajtjen e tubimit politik në sheshin “Skënderbeu”

GD
Gazeta Demos29 maj 2026 në 15:15
Supremja e refuzon ankesën e LVV-së lidhur me mbajtjen e tubimit politik në sheshin “Skënderbeu”

Kolegji i Gjykatës Supreme të Kosovës e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ZP.Anr.7/2026, të datës 22.05.2026.Ankesa kishte të bënte me refuzimin e kërkesës së subjektit politik LVV për mbajtjen e një tubimi politik në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të planifikuara të mbahen më 07 qershor 2026.

Në ankesën e paraqitur në Gjykatën Supreme, LVV kishte pretenduar se PZAP ka zbatuar gabimisht nenin 4 të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 dhe se vendimi i këtij institucioni është i mangët në arsyetim, duke theksuar se kërkesa e subjektit tjetër politik, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e datës 30.04.2026, nuk mund të krijonte përparësi procedurale, pasi në atë kohë Komisioni Komunal i Zgjedhjeve (KKZ) në Prishtinë ende nuk ishte konstituar.Pas shqyrtimit të pretendimeve ankimore, përgjigjes në ankesë dhe të gjitha shkresave të lëndës, Gjykata Supreme vlerësoi se ankesa është e pabazuar dhe se vendimi i PZAP-së është i drejtë, i ligjshëm dhe i mbështetur në dispozitat përkatëse të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 për Fushatën e Zgjedhjeve, Monitorimin e Fushatës dhe Deklarimin Financiar.

Gjykata Supreme konstatoi se Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Prishtinë kishte vepruar në përputhje me nenin 4 të Rregullores Nr. 07/2024, sipas të cilit KKZ mund të refuzojë kërkesën e një subjekti politik në rast se hapësira e kërkuar është rezervuar më parë nga një subjekt tjetër politik.

Nga shkresat e lëndës rezulton se subjekti politik PDK kishte dorëzuar kërkesën për mbajtjen e tubimit politik në Sheshin “Skënderbeu” më 30.04.2026, ndërsa LVV kishte paraqitur kërkesën më 08.05.2026, për të njëjtën datë dhe lokacion.

Gjykata vlerësoi se Rregullorja Nr. 07/2024 përcakton vetëm afatin e fundit për paraqitjen e njoftimeve për tubime politike dhe nuk parasheh kufizime lidhur me kohën e paraqitjes së kërkesave para funksionalizimit të KKZ-së.

Po ashtu, Gjykata Supreme vlerësoi se pretendimet e LVV-së lidhur me mungesën e arsyetimit të vendimit të PZAP-së janë të pabazuara, pasi PZAP kishte trajtuar në mënyrë të mjaftueshme çështjen e funksionalizimit të KKZ-së dhe kishte dhënë arsye të qarta juridike mbi bazën e dispozitave të zbatueshme.

Si rrjedhim, Gjykata Supreme konstatoi se gjendja faktike është vërtetuar drejt, se nuk janë konstatuar shkelje procedurale apo zbatim i gabuar i ligjit dhe se pretendimet ankimore të subjektit politik LVV nuk janë mbështetur me prova relevante. Ndaj, ankesa u refuzua si e pabazuar, ndërsa vendimi i PZAP-së është lënë në fuqi.

Gjykata Supreme

Më shumë nga Lajme

  • 21:14Lushaku-Sadriu: E thërrasim LVV-në ta konstituojmë sonte Kuvendin
  • 21:00​Murati-opozitës për seancën konstitutive: Çka kanë sot?
  • 20:50Sadiku: Qumështi Vita qenka pa vaj palme dhe pa pluhur, turp, askush s’guxoi ta mbrojë kompaninë!
  • 20:47Andin Hoti në stilin e VV-së e shkruan një postim plot akuza për partitë e tjera, Blerta Deliu i komenton: A je ti?
  • 20:43Si erdhi deri te aksidenti tragjik në Gjermani, ku vdiqën baba, djali dhe nipi