Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sulmi ndaj kompleksit rezidencial të ambasadorit shqiptar në Ukrainë, reagon delegacioni i BE në Tiranë

GD
Gazeta Demos24 maj 2026 në 22:05
Sulmi ndaj kompleksit rezidencial të ambasadorit shqiptar në Ukrainë, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar pas sulmit me dronë dhe raketa nga Rusia në Kiev, ku u godit edhe kompleksi rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Ukrainë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, BE dënoi ashpër sulmin, duke theksuar se është vënë në rrezik jeta e ambasadorit të Shqipërisë.

Delegacioni i Bashkimit Europian e cilësoi sulmin si “të papërgjegjshëm” dhe një tjetër dëshmi të brutalitetit të luftës së paprovokuar dhe të pajustifikuar të agresionit rus kundër Ukrainës.

“Delegacioni i Bashkimit Evropian dënon me forcën më të madhe sulmin me dronë dhe raketa të kryer gjatë natës nga Rusia ndaj Kievit, i cili shkaktoi disa viktima dhe goditi gjithashtu rezidencën e Ambasadorit të Shqipërisë në Ukrainë, duke vënë në rrezik jetën e tij. Ky sulm i papërgjegjshëm na kujton edhe një herë brutalitetin e luftës së paprovokuar dhe të pajustifikuar të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Ne qëndrojmë në solidaritet me Ukrainën dhe Shqipërinë”, thuhet në reagim.

shqiperi

Më shumë nga Lajme

  • 22:48Pas dy ditëve “përvëluese”, e diela vjen me zbutje të nxehtësisë
  • 22:37Zjarret përhapen në të gjithë Serbinë, Beogradi kërkon ndihmë nga BE
  • 22:22Thaçi i dhuroi libër kur ishte i ri, Xhoni emocionon: Më ka marrë malli për Ty, Çlirimtar
  • 22:21Rrahja e të miturës në Mitrovicë, policia shoqëron palët për intervistim
  • 21:45“Ishte çështje minutash”, “çdo provokimi serb do t’i përgjigjem”: Thaçi rrëfen si u shmang konflikti me Serbinë pas marrjes së pikave kufitare dhe ndaljes së trenit serb