Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Stuhia e fuqishme solli dëme të shumta në Shqipëri – përmbytje në Vlorë e Durrës, rrëzohen pemët në Fier dhe Maliq

GD
Gazeta Demos30 gusht 2025 në 21:50
Stuhia e fuqishme solli dëme të shumta në Shqipëri – përmbytje në Vlorë e Durrës, rrëzohen pemët në Fier dhe Maliq

Stuhi me erë të fortë dhe reshje intensive shiu ishte e fortë në disa qytete të vendit pas mesdite. Reshjet e dendura sollën përmbytje të menjëhershme në disa akse kryesore të Durrësit, duke vështirësuar qarkullimin dhe duke krijuar probleme sidomos në zonat me kanalizime të amortizuara.

Në plazh, pushuesit u larguan me nxitim, ndërsa çadrat u mbyllën nga era e fortë. Si pasojë e stuhisë, mbetën pa energji elektrike, përkohësisht disa zona në Gjirin e Lalzit, Sukth, Manzë dhe Xhafzotajt.

Probleme u shënuan edhe në Port ku Tragetit të linjës Durrës–Bari “Francesca” iu shkëput një kabllo lidhëse me kalatën, duke krijuar rrezik për përplasje. Autoriteti Portual dhe Kapiteneria e Portit ndërhynë menjëherë me rimorkiatore. Pas stabilizimit, trageti vijoi normalisht lundrimin drejt Barit.

Përmbytje nga stuhia pati edhe në Vlorë. Pati probleme ne disa prej akseve te qyterit dhe prezence te uji ne rreth 15 banesa.

Përmbytje pati edhe në qytetin e Lusnjes dhe Fierit. Disa rrugë u përmbytën ,ndërsa në aksin Fier – Cakran, veçanërisht në vendin e njohur si “Qafa e Shkozës” u rrëzuan disa pemë duke bllokuar për disa minuta qarkullimin dhe duke e vështirësuar kalimin e automjeteve.

Stuhia preku edhe Korcën. Në Maliq si rezultat i erës së fortë raportohet për rënie të pemëve dhe bllokim të rrugëve. Ndërkohë një traget turistik i Maqedonisë së veriut, i cili ishte duke udhëtuar nga Shën Naumi në drejtim të Ohrit, është kapur në befasi nga stuhia e madhe që përfshiu venfin fqinjë. Mësohet se i detyruar në këto kushte, udhëtoi në pjesën Shqiptare shumë pranë bregut, ku moti idhte më pak i qetë ndërsa nuk raportohen dëme. Ndërkohë autoritetet Shqiptare doganore bejne të ditur, se njoftimi ka ardhur paraprakisht nga pala maqedonase.

Në shkodër stuhia nuk shkaktoi probleme. Pamjet nga rrugët kryesore tregojnë një situatë ndryshe nga vetëm një vit më parë, kur çdo shi sillte përmbytje për shkak të mosfunksionimit të kolektorëve. Falë ndërhyrjeve të kryera nga Bashkia Shkodër dhe ndërmarrja “Ujësjellës-Kanalizime”, rrjeti i kanalizimeve është përmirësuar ndjeshëm, duke shmangur përmbytjet dhe duke lehtësuar qarkullimin normal në qytet.

Reshjet e dendura të shiut kanë sjelle largimin e pushuesve nga plazhet e Velipojës dhe Shëngjinit. Largimi i pushuesve ka sjellë trafik të rënduar në aksin Shkodër–Lezhë dhe Lezhë–Milot. Vështirësi të shumta janë hasur edhe në daljen nga Shëngjini, ku drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të bllokuar në radhë të gjata.

Pritet që në orët në vijim deri në mbrëmje reshjet të vazhdojnë në Gjirokastër, Përmet, Kolonjë, Pukë, Fushë- Arrëz, Vau i Dejës dhe Malësi e madhe. /tch

Më shumë nga Lajme

  • 00:37Kriza institucionale, Hamza nuk përjashton protestat
  • 23:43Takimet me Kurtin, Haziri: Sa herë që ftohemi, do të takohemi
  • 23:40Haziri për mbylljen e derës së sallës së Kuvendit: Ky veprim është frikë
  • 23:33Haziri: LDK kërkoi seancë sonte deri në mesnatë për të ruajtur afatet kushtetuese
  • 23:20Nrecaj: Nëse nuk ka konstituim të Kuvendit deri në mesnatë, vendi mund të hyjë në krizë të paprecedentë