Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Spitali i Ferizajt: Nëna e mbylli derën e tualetit, foshnjën e lindur e hodhi në koshin e mbeturinave

GD
Gazeta Demos7 maj 2026 në 11:49
Spitali i Ferizajt: Nëna e mbylli derën e tualetit, foshnjën e lindur e hodhi në koshin e mbeturinave

Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt ka dhënë detaje lidhur me foshnjën e vdekur në Emergjencën e këtij institucioni.

Sipas këtij spitali, pacientja është paraqitur në spital me ankesa për obstipacion (kapsllëk) dhe, në një moment, ka hyrë në tualet duke e mbyllur derën.

“Pas insistimit dhe presionit nga stafi mjekësor, të cilët kishin dëgjuar zërin e një foshnjeje, dera është hapur. Nëna kishte prerë kordonin umbilikal të foshnjës dhe e kishte hedhur atë në koshin e mbeturinave, në gjendje të rëndë dhe hipotermike.”, thuhet në njoftim.

Aty thuhet se menjëherë janë ndërmarrë masat emergjente për trajtimin e nënës dhe foshnjës, të cilat janë transferuar në repartet e Gjinekologjisë dhe Neonatologjisë. Sipas njoftimit, ekipi multidisiplinar, me përfshirjen edhe të anesteziologut, ka filluar menjëherë të gjitha procedurat reanimatore.

Sapo është konstatuar rasti, thuhet në njoftim, stafi shëndetësor ka njoftuar organet kompetente, përkatësisht Policinë e Kosovës.

“Foshnja është pranuar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme reanimatore nga ekipi multidisiplinar i spitalit. Pavarësisht përpjekjeve maksimale dhe trajtimit intensiv nga personeli mjekësor, foshnja ka ndërruar jetë.”, thuhet tutje.

Lidhur me rastin, janë njoftuar Policia e Kosovës dhe Prokuroria, të cilat kanë iniciuar hetimet. “Në procedurë janë përfshirë edhe inspektorët shëndetësorë dhe ekspertiza mjeko-ligjore. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për obduksion në Instituti i Mjekësisë Ligjore, në kuadër të procedurave të mëtejshme hetimore.”, thuhet në njoftim.

Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt ka njoftuar se është duke bashkëpunuar plotësisht me organet e drejtësisë dhe institucionet kompetente për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

“Për shkak të ruajtjes së integritetit të hetimeve dhe respektimit të privatësisë së palëve të përfshira, për momentin nuk mund të ofrohen detaje shtesë”, përfundon njoftimi.

Polici

Më shumë nga Lajme

  • 21:08Analisti i njohur nga Tirana: Haradinajn e sulmojnë për Radojçiçin ata që luftën e shihnin në televizor
  • 20:52Reagon Qeveria Kurti pas deklarates së Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
  • 20:24Joe Biden në gjendje të rëndë shëndetësore
  • 20:05Varroset 18-vjeçari që ra nga kati i katërt i një objekti në Prizren
  • 19:57Kurti së paku dy herë e takoi Zelenskyn, një herë i çoi letër, kishte pritje edhe për njohje e raporte diplomatike