Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Spiropali do ta vizitojë Thaçin në Hagë

GD
Gazeta Demos3 nëntor 2025 në 11:20
Spiropali do ta vizitojë Thaçin në Hagë

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali ka mbërritur për një vizitë zyrtare në Hagë të Mbretërisë së Holandës.

Në Hagë, Spiropali do të pritet nga Ministri i Jashtëm holandez, David van Weel, me të cilin do të firmosin një deklaratë të përbashkët për fuqizimin e partneritetit në kontekstin e mbështetjes për integrimin europian të vendit.

Spiropali do të falenderojë Ministrin e Jashtëm për rekomandimin pozitiv që qeveria e tij ka dërguar në parlamentin holandez për çeljen brenda Nëntorit të grupkapitullit 5 të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

Po ashtu, takimi do të fokusohet në mundësi të reja bashkëpunimi në fushat e ekonomisë, sigurisë dhe shkëmbimeve akademike.

Ditën e sotme, Ministrja do të vizitojë Ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në institucionin e Paraburgimit të Gjykatës Speciale.

Ministrja do të mbajë një leksion të hapur në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Hagës, me studentët dhe akademikët e Programit të Studimeve Europiane rreth agjendës së angazhimeve që Shqipëria ka ndërmarrë për të garantuar standardet europiane.

Në mjediset e Ambasadës shqiptare, Spiropali do të mirëpritet edhe nga rrjeti i profesionistëve të rinj shqiptarë me banim në Holandë./Tch

Më shumë nga Lajme

  • 21:11Aksident tragjik në Malishevë, vdes një person pasi ra nga rimorkioja derisa ishte duke punuar
  • 20:58Kryetari i Bashkësisë Islame në Deçan përkrah marshin për çlirimtarët: Përtej dallimeve politike, le të jemi bashkë për drejtësi
  • 20:53Ish-deputeti i PDK Shaip Muja, thyen heshtjen, i drejtohet me letër Hagës
  • 20:48Fahri Fazliu i ri, nipi i dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliu bën thirrje për një Marshim për Liri dhe Drejtësi
  • 20:15Sadiku kritikon Golën: S’guxoi të votonte Çitakun, kam menduar se dallon nga të pakulturuarit e VV-së