Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Spiropali dënon deklaratën e ministres serbe: Barbarizëm verbal që turpëron Serbinë

GD
Gazeta Demos14 korrik 2026 në 17:44
Spiropali dënon deklaratën e ministres serbe: Barbarizëm verbal që turpëron Serbinë

Ish-ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres së Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, Snežana Paunović, lidhur me luftën në Kosovë, duke e cilësuar atë të papranueshme dhe fyese për viktimat e luftës.

Në reagimin e saj, Spiropali shprehet se është e pabesueshme që një ministre e një vendi që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Europian të shprehë keqardhje se në Kosovë “nuk u vranë mjaftueshëm fëmijë, gra, burra e të moshuar”.

“Zoti e ruajt këtë monstër që duartroket dhe glorifikon krimet. Ky nuk është mendim politik. Ky është barbarizëm verbal”, shkruan Spiropali.

Sipas saj, Europa nuk mund të heshtë përballë një gjuhe të tillë, ndërsa thekson se kush justifikon ose shpreh keqardhje që krimet nuk u kryen në përmasa edhe më të mëdha nuk mund të jetë partner i vlerave europiane dhe duhet të mbajë përgjegjësi politike, institucionale dhe humane.

Spiropali nënvizon se liria e Kosovës nuk iu fal askujt, por u fitua me gjak, duke shtuar se mbrojtja e kujtesës së viktimave është detyrim moral dhe politik për Europën.

Në përfundim, ish-ministrja e Jashtme thekson se, nëse Serbia e ka seriozisht rrugën drejt Bashkimit Europian, nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj një retorike të tillë, e cila, sipas saj, jo vetëm e turpëron vendin, por rrezikon edhe bashkëjetesën paqësore me fqinjët. REAGIMI I SPIROPALIT E pabesueshme të dëgjosh nga një ministre e një qeverie të një vendi që aspiron integrimin europian të shprehë pa asnjë drojë keqardhjen se në Kosovë nuk u vranë mjaftueshëm fëmijë, gra, burra e të moshuar.

Zoti e ruajt këtë monstër që duartroket dhe glorifikon krimet.

Ky nuk është mendim politik. Ky është barbarizëm verbal. Europa nuk mund ta dëgjojë këtë gjuhë dhe të heshtë. Kush justifikon ose shpreh keqardhje për krime që nuk u kryen në përmasa edhe më të mëdha, nuk mund të jetë partner i vlerave europiane, duhet të mbajë përgjegjësi politike dhe institucionale, por më së shumti humane.

Kosovës nuk ia fali kush Lirinë. Kosova Lirinë e fitoi me gjak. Është në nderin dhe detyrën e Europës të mbrojë kujtesën e viktimave, që përbën themelin e parimeve mbi të cilat është ndërtuar.

Nëse Serbia rrugën drejt Bashkimit Europian e ka seriozisht, nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj këtij makabriteti verbal që, më së paku, e turpëron, më së shumti ia rrezikon bashkëjetesën paqësore me fqinjët.

Elisa Spiropali

Më shumë nga Lajme

  • 18:18Detaje nga vrasja në Korçë: 20-vjeçari u vra nga shoku i tij, autori me precedentë penalë
  • 18:13​Pushues nga Kosova drejt Shqipërisë, në pikën kufitare të Morinit mbi 41 mijë hyrje për 12 orë
  • 18:06Selmanaj dhe Gashi kritikojnë bllokadën institucionale: Kosova nuk ka nevojë për një tjetër betejë mes nesh
  • 17:42Raportohet se janë gjetur mbetje mortore të 11 trupave në Kalludër
  • 17:40Hoxhaj: VV-ja s’ka vullnet politik për marrëveshje, por për nënshtrimin e opozitës