Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot do të shpallet aktgjykimi i parë në mungesë për dhunim seksual gjatë luftës.
Të akuzuar janë Ivica Rajkoviq dhe Dragan Deniq, të dy këta ishin policë në Prishtinë.
Përveç për dhunim seksual, në bazë të dëshmive të dëshmitarëve, të njëjtit kanë kryer edhe krime të tjera te luftës, si maltretime, plaçkitje, tortura, por që nuk jnë përfshirë në këtë aktakuzë.
Rasti i dhunimit seksual ka ndodhur në Kolovicë. E mbijetuara e këtij krimi u dhunua para syve të burrit të saj, i cili ka qenë dëshmitari kryesor i rastit, dhe dëshmia e tij ka qenë kryesore në gjykatë.