Shaqir Totaj, nga Partia Demokratike e Kosovës nga dega në Prizren, ka folur për mospërputhjet në vota të kandidatëve të partive nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, që janë shfaqur në këtë komunë.
Totaj në T7, ka thënë se duhet të ketë një rishqyrtim të sistemit se si mbahen zgjedhjet, duke thënë se Kosova duhet të ndahet në zona zgjedhore.
‘’Së pari nuk hiç sens me vjedh vota. Pa e pa një hetim dhe veprim të drejtësisë nuk muj me dhanë asnjë mendim as një konstatim por përpara se me pa atë, kisha pas qef me pa një shqyrtim të komplet sistemit se si mbahen zgjedhjet nga ana e KQZ dhe me të thanë të drejtën nga klasa politike me rishqyrtu se organizohen këto zgjedhje. Për shembull pse me votu për 10 persona, tjetra pse mos me nda Kosovën në zona që deputetët mos me shku prej një komune në komunën tjetër, me kriju parakushte për me pa mundesu një veprim të tillë’’, ka thënë ai.

