Shukri Buja ka bërë të ditur se sot ka qenë krah për krah me shumë bashkëluftëtarë dhe komandantë të UÇK-së, në tubimin e PDK-së me veteranët, tubim që sipas tij vjen në një kohë vendimtare për Kosovën.
Ai ka deklaruar se vendi po përballet me krizë, përçarje dhe pasiguri, derisa ka theksuar se nuk ka vend për interesa personale, ego apo heshtje.
Sipas tij, Kosovës i duhen njerëzit që gjithmonë i kanë dalë zot atdheut, duke bërë thirrje për bashkim në funksion të dinjitetit të shtetit dhe të ardhmes së qytetarëve.
