Në përputhje me deklarimet e djeshme të kryeministrit, Albin Kurti dhe përfaqësuesit special të BE-së, Peter Sorensen, Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e plotë të Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjete.
Shtetasit e huaj në pikën kufitare, Dheu i Bardhë, janë njoftuar për masat e reja nga zyrtarët policor, ndërsa nga e hëna në të gjitha pikëkalimet kufitare në vend do të fillohet me aplikime për leje-qëndrim apo lajmërim të adresës. Ky vendim nuk është mirëpritur nga shtetasit e huaj në pikëkalimin te Dheu i Bardhë.
“Më lajmëruan policia që e kanë bërë për 90 ditë veç me qëndrua rnë Kosovë. Nuk është e drejtë, ne vizitojmë familjen shpesh, kontribuojmë për këtë vend, besoj që nuk është e drejtë”, tha për RTK njëri nga qytetarët e intervistuar.
