Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shtatori, muaj vendimtar për rastin Thaçi dhe të tjerët në Hagë – flasin nga OVL e UÇK-së

GD
Gazeta Demos19 gusht 2026 në 12:38
Shtatori, muaj vendimtar për rastin Thaçi dhe të tjerët në Hagë – flasin nga OVL e UÇK-së

Shtatori pritet të jetë një nga muajt më të rëndësishëm për proceset gjyqësore që po zhvillohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Më 16 shtator 2026 është caktuar shpallja e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së thotë se e ka pritur për një kohë të gjatë përfundimin e këtij procesi.

Përfaqësuesi i OVL-së së UÇK-së, Gazmend Syla në një deklaratë për Telegrafin tha se organizata pret që vendimi të bazohet në prova dhe fakte dhe shprehu shpresën se ai do të jetë lirues.

“Ne si organizatë, veteranë të luftës jemi në pritje të këtij vendimi që shumë kohë, sepse është vendim tepër i stërzgjatur pasi u bën tashmë 6 vite që bashkëluftëtarët tanë po mbahen në paraburgim pa një verdikt final, e mezi presim ta marrin me atë vendim edhe pse duam të besojmë që do të jetë vendim lirues, por duke pasë parasysh faktin se si ka vepruar kjo gjykatë, do të thotë prej themelimit të saj e deri më tash neve na lë me dyshu që kjo gjykatë mund të merr ndonjë vendim ndoshta edhe negativ, sepse me gjasë nuk do të provojë të thirret mbi prova dhe fakte”, tha Syla për Telegrafin.

Syla tha se shqetësim për organizatën paraqet edhe mundësia që vendimi të ndikohet nga faktorë politikë.

“Por i frikësohem edhe ndonjë vendimi tjetër eventual, qoftë ndonjë vendim politik. Sepse ajo gjykatë veç e ka marrë një vendim të dy bashkëluftëtarëve tanë që veç janë dënuar tashmë aty…Po duke pasë parasysh se si ka deviju kjo gjykatë nga ajo çka është themelu… pra ajo çka është themelu në bazë të raportit të Dick Martit që ky raport nuk është më pjesë as e aktakuzës, ne kemi dyshu që kjo ka deviju nga misioni i saj. Prandaj ne vendimin jemi duke e pritë të kemi besim të plotë pas luftës sonë çlirimtare dhe në qoftë se ky vendim do të bazohet mbi prova dhe fakte, bashkëluftëtarët tanë do të kthehen në shtëpitë e tyre. Përndryshe në qoftë se do të ketë ndonjë vendim politik, besojmë që vendimi do duhet të jetë negativ”, tha Syla.

Ndërkohë, OVL e UÇK-së pritet të diskutojë hapat e mëtejshëm në një mbledhje të kryesisë më 25 gusht.

“Në datën 25 gusht mblidhet kryesia e OVL-së së UÇK-së dhe do t’ju mbajmë të informuar, opinionin dhe mediat, për hapat që do të ndërmerren tash e tutje. Andaj, deri atëherë nuk kemi vendim të organizatës”, përfundoi Syla.

vendimuçk-sështatori

Të ngjashme

Ish-kandidati i PDK-së për deputet e porosit tepihun që do t'u shtrohet ish-krerëve të UÇK-së

Ish-kandidati i PDK-së për deputet e porosit tepihun që do t'u shtrohet ish-krerëve të UÇK-së

16:55
Musliu optimiste për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK-së: Më 16 shtator pres të dalin faqebardhë

Musliu optimiste për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK-së: Më 16 shtator pres të dalin faqebardhë

15:35

Më shumë nga Lajme

  • 14:20“Nuk është ndonjë resort luksoz” – Deputeti i VV-së konfirmon se bashkë me Kurtin u freskuan në Banjë të Malishevës
  • 14:19Enver Hoxhaj uron bashkëshorten për ditëlindje: Me ty, çdo vit më i bukur, dashuria ime, krenarie ime
  • 14:13Ja sa cigare mund të futni pa doganë në Kosovë – njoftimi i Doganës
  • 14:12Tragjedia në Smrekonicë: Këta janë të rinjtë nga Mitrovica që humbën jetën
  • 14:10“Allahu deshi të të marrë afër”, dedikim prekës nga gruaja e njërit prej viktimave në Smrekonicë