Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

“OVL -PDK jeni armiku kryesor për mbrojtjen e krerëve në Hagë, s’latë gjë pa bërë qe 27 vjet”, reagon bashkëshorti i Albulena Haxhiut

GD
Gazeta Demos3 tetor 2026 në 23:39
“OVL -PDK jeni armiku kryesor për mbrojtjen e krerëve në Hagë, s’latë gjë pa bërë qe 27 vjet”, reagon bashkëshorti i Albulena Haxhiut

Alban Krasniqi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar ndaj OVL UÇK’së, pasi që këta të fundit kanë paralajmëruar protestë ditën e hënë, duke i cilësuar ata si ‘’zaptues’’ të OVL, të cilët, sipas tij, janë në koordinim me, siç ka thënë ai, ‘’mbetjet’’ e PDK’së.Krasniqi, në postimin e tij ka shkruar edhe ‘’boll ma me dëmtimin e kauzës kundër gjykatës së Hagës’’.

”Pra, OVL-PDK me sjelljet e tyre janë aktualisht armiku numër 1 i organizimit shtetëror dhe shoqëror për mbrojtjen e krerëve në gjykatën së Hagës”, ka shkruar ai mes tjerash.Postimi i plotë:

Koordinimi i zaptuesve të OVL me mbetjet e PDKsë që me shantazhu shtetin nuk kalon!Boll ma me keqpërdorjen e logos së UÇKsë!

Boll ma me abuzimin në emër të kategorivë të luftës!Boll ma me keqpërdorimin dhe e dëmtimin e kauzës kundër gjykatës së Hagës!

27 vite nuk latë gjë të zezë pa bërë deri tek votimi i gjykatës speciale, tash vërtetë mendoni që populli është naiv e mund ta mashtroni me valvitje flamujsh, ‘Çlirima’ njëpërdorimësh dhe lojë perfide.Kaq e dojnë këta kauzën e Hagës sa e arrnuan një dokument në formë ligji i cili është vetëm xhoker në lojën e tyre perfide parazgjedhore dhe asgja ma shumë, duke ekspozu nëpër tubime edhe kandidatët e nesërm zgjedhor.

Tentojnë ti bllokojnë institucionet të cilat janë të domosdoshme jo vetëm për funksionimin e shtetit por edhe të koordinimit për apel.👉Pra, OVL-PDK me sjelljet e tyre janë aktualisht armiku numër 1 i organizimit shtetëror dhe shoqëror për mbrojtjen e krerëve në gjykatën së Hagës.

armikumbrojtjenkrerëve

Më shumë nga Lajme

  • 10:39Dy persona kapen në Istog, dyshohet se kaluan ilegalisht kufirin
  • 09:59Klopp me fjalë të mëdha për Brajan Grudën: I shkreti mbrojtësi i majtë serb
  • 09:57Limani pesimist për ndryshimin e qasjes së Serbisë ndaj të zhdukurve, kërkon hapjen e arkivave
  • 09:56Komandanti i KFOR-it takon gjeneralin e Forcave të Armatosura të Letonisë
  • 09:30Ndeshja Kosovë-Izrael, Policia paralajmëron masa të shtuara sigurie dhe ndërprerje të trafikut