Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

OVL-UÇK kërkon mburojë ligjore për ish-krerët e UÇK-së: Të ndalohet rihapja e rasteve të gjykuara

GD
Gazeta Demos3 tetor 2026 në 12:16
OVL-UÇK kërkon mburojë ligjore për ish-krerët e UÇK-së: Të ndalohet rihapja e rasteve të gjykuara

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i është drejtuar Kuvendit të Kosovës me kërkesë për përfshirjen e një amendamenti të veçantë në Projektligjin për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Në kërkesën drejtuar kryetares së Kuvendit, shefave të grupeve parlamentare dhe deputetëve, OVL-UÇK kërkon që me ligj të përcaktohet ndalimi i rihapjes së çështjeve dhe procedurave për të njëjtat fakte dhe rrethana thelbësore që, sipas tyre, janë shqyrtuar dhe përfundimisht gjykuar nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNJ), UNMIK-u, EULEX-i apo gjykata të tjera kompetente.

OVL-UÇK thotë se një dispozitë e tillë do të garantonte sigurinë juridike dhe respektimin e parimit “ne bis in idem”, sipas të cilit një person nuk duhet të përballet përsëri me procedura penale për të njëjtat fakte për të cilat ekziston një vendim përfundimtar.

Komunikatë e plotë:

Kërkesë e OVL UÇK-së për amendament në Projektligjin për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

E nderuar Kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës,

Të nderuar Shefa të Grupeve Parlamentare,

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, pas shqyrtimit të Projektligjit për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, ju drejtohet me kërkesën që në kuadër të këtij projektligji të përfshihet një amendament i veçantë, përmes të cilit të përcaktohet qartë ndalimi i rihapjes së çështjeve dhe procedurave për të njëjtat fakte dhe rrethana thelbësore, të cilat janë shqyrtuar dhe përfundimisht gjykuar nga Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNJ), UNMIK-u, EULEX-i apo nga çdo gjykatë tjetër kompetente.

Konsiderojmë se një garanci e tillë ligjore është e domosdoshme për të siguruar parimin e sigurisë juridike dhe respektimin e parimit ne bis in idem, sipas të cilit askush nuk duhet të përballet në mënyrë të përsëritur me procedura penale për të njëjtat fakte dhe rrethana për të cilat ekziston një vendim përfundimtar i një organi gjyqësor kompetent.

Kjo çështje është e rëndësisë së veçantë, pasi që ish-udhëheqësit e UÇK-së janë gjetur fajtorë në shkallën e parë për raste të gjykuara më herët në procese gjyqësore të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.

Për këtë arsye është e nevojshme që kuadri ligjor të sigurojë qartë se ndryshimi i cilësimit juridik apo i formulimit të një akuze nuk mund të përdoret si bazë për të ricikluar të njëjtat fakte dhe rrethana thelbësore që tashmë janë shqyrtuar dhe janë bërë objekt i një vendimi përfundimtar.

Organiata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i bënë thirrje Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe të zgjedhurve të popullit që këtë çështje ta adresojnë përmes një dispozite të veçantë në kuadër të Projektligjit, duke garantuar mbrojtjen efektive të sigurisë juridike, parimit të barazisë para ligjit dhe të drejtës për një proces të drejtë.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së beson se një garanci e tillë është e rëndësishme jo vetëm për ish-udhëheqësit e UÇK-së, por edhe për forcimin e sundimit të ligjit dhe besimit në institucionet e drejtësisë.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së kërkon që kjo çështje të trajtohet me seriozitetin dhe urgjencën e nevojshme dhe që amendamenti përkatës të përfshihet në plotësimet dhe ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Me respekt,

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

uçk-sëovl-uçkkërkon

Të ngjashme

Limaj ia dhuron Jupollit emblemën e UÇK-së

Limaj ia dhuron Jupollit emblemën e UÇK-së

19:15
Beteja për krerët e UÇK-së vazhdon në Apel, 27 nëntori afati për kundërshtimin e aktgjykimit

Beteja për krerët e UÇK-së vazhdon në Apel, 27 nëntori afati për kundërshtimin e aktgjykimit

08:23

Më shumë nga Lajme

  • 20:34Shaheen dhe Durbin: Partneriteti me Kosovën duhet të forcohet
  • 20:28Dialogu strategjik me SHBA-në, Kosova në pritje të një sinjali nga Uashingtoni
  • 20:16Kurti takohet me drejtorin e Agjencisë së Privatizimit, flasin për pronat e Kosovës që gjenden në Serbi
  • 19:56Paralajmëron Limaj: Brenda dy vjetësh kemi zgjedhje
  • 19:36RTK: Kërcënoi se do të aktivizonte mjet shpërthyes në banesë, arrestohet një person në Fushë Kosovë