Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka reaguar pas raportimeve për arrestimin e drejtorit të Spitalit të Mitrovicës, i cili dyshohet se kërcënoi bashkëshorten e tij se do t’i ndodhte e njëjta gjë sikurse Arlinda Zekajt.
Përmes një njoftimi, ShSKUK ka bërë të ditur se Drejtoria e Përgjithshme ka autorizuar menjëherë Zyrën Ligjore që t'u drejtohet organeve kompetente për verifikimin urgjent të këtyre pretendimeve.
ShSKUK i ka cilësuar raportimet si jashtëzakonisht shqetësuese, duke theksuar se dhuna në çfarëdo forme është e dënueshme dhe nuk tolerohet.




