Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës sot ka pranuar një thirrje emergjente për ndihmë nga zona e majës së Lubotenit.
Një grup bjeshkatarësh nga vende të ndryshme të Evropës ishin duke zhvilluar aktivitet bjeshkatar në majën e Lubotenit, ku gjatë kthimit një bjeshkatar me nacionalitet gjerman, P.J., 48 vjeçar, ka rrëshqitur në faqen lindore të mbuluar me borë, duke rënë rreth 500 metra në terren të thepisur dhe si pasojë ka pësuar lëndime të shumta trupore, duke i pamundësuar lëvizjen.
SHKSHMK-ja deklaron se, menjëherë pas pranimit të informatës dhe koordinatave të vendngjarjes, janë mobilizuar dy skuadra të shpëtuesve malorë dhe ka filluar operacionin e kërkim-shpëtimit.
“Pas arritjes në vendin e ngjarjes, ekipet tona i kanë ofruar ndihmën e parë të lënduarit, kanë bërë imobilizimin e tij dhe kanë realizuar evakuimin në kushte të vështira malore.
