Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Inflacioni vjetor kap shifrën 7.1%, këto sektore pësuan shtrenjtimin më të madh

GD
Gazeta Demos10 nëntor 2026 në 13:12
Inflacioni vjetor kap shifrën 7.1%, këto sektore pësuan shtrenjtimin më të madh

Kostoja e jetesës për qytetarët e Kosovës vazhdon të mbetet e lartë. Të dhënat më të fundit të çmimeve të konsumit për muajin tetor tregojnë se inflacioni vjetor ka arritur në 7,1 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndonëse në krahasim me muajin shtator niveli i përgjithshëm i çmimeve ka mbetur i pandryshuar (0,0%), ndikimi i rritjes vjetore po vërehet dukshëm në xhepat e konsumatorëve, veçanërisht në sektorët bazë.

Goditjen më të madhe e ka pësuar sektori i transportit, ku çmimet janë ngritur me 21,5 për qind brenda një viti. Menjëherë pas tij renditen shpenzimet për strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse, të cilat janë shtrenjtuar me 9,7 për qind.

Përballja me çmime më të larta ka prekur edhe shportën e konsumit:

Ushqimet dhe pijet joalkoolike: Rritje prej 3,2% (me një ngritje mujore prej 1,1% gjatë tetorit).

Pijet alkoolike dhe duhani: Shtrenjtim prej 5%.

Restorantet dhe akomodimi: Rritje prej 4,5%.

Kujdesi personal dhe shërbimet e ndryshme: Shtrenjtuar me 3,7%.

Shëndetësia, mobiljet dhe pajisjet shtëpiake: Rritje prej 2,9%.

Veshjet dhe këpucët: Shtrenjtuar me 2,3%.

E vetmja kategori që ka shënuar ulje vjetore të çmimeve janë shërbimet arsimore, me një rënie minimale prej 0,3 për qind.

Ndërkohë, brenda vetë muajit tetor janë vërejtur lëvizje të ndryshme: derisa shpenzimet për strehim dhe energji u rritën me 1,7 për qind, çmimet e transportit pësuan një rënie mujore prej 2,2 për qind, ndërsa rekreacioni dhe kultura u ulen me 1,4 për qind.

prejqindinflacioni

Më shumë nga Lajme

  • 14:04Abdixhiku takohet me Prattipatin: Për LDK-në, miqësia me Shtetet e Bashkuara është një përcaktim i përhershëm
  • 14:02Policia në Gjakovë kërkon ndihmë për identifikimin e gruas, dyshohet për vjedhje
  • 13:32Punësimet e mjekëve, Zemaj për qeveritarët: Praktikantë të përhershëm në premtime
  • 13:30Kuvendi mblidhet nesër në seancë të jashtëzakonshme, në fokus Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën
  • 13:30Ajri i ndotur mbetet alarm për Kosovën, Avokati i Popullit evidenton dështimet