Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shoqërohet në polici një çoban, dyshohet për zjarrvënie në Himarë

GD
Gazeta Demos5 shtator 2026 në 13:52
Shoqërohet në polici një çoban, dyshohet për zjarrvënie në Himarë

Një person është shoqëruar në Komisariatin e Vlorës, pasi dyshohet se ka vendosur zjarrin në zonën e bypass-it të Vlorës, ku flakët përfshinë mbrëmjen e së premtes edhe lagjen nr. 1 në Himarë.

Personi i shoqëruar është një çoban i zonës, i cili kullot bagëtitë në territorin pranë bypass-it. Sipas dyshimeve paraprake të autoriteteve, ai mund të ketë lidhje me vendosjen e flakëve, ndërsa po kryhen hetime për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, raporton “Euronews Albania”.

Zjarri, i favorizuar edhe nga era e fortë, u përhap me shpejtësi dhe doli jashtë kontrollit, duke rrezikuar banesa dhe biznese. Si pasojë, gjashtë banesa u dogjën plotësisht, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Për shkak të rrezikut, banorët dhe turistët që ndodheshin në zonë u detyruan të largoheshin nga banesat dhe strukturat ku qëndronin.

Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave punuan gjatë gjithë natës për izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit. Në orët e mëngjesit, situata u vu nën kontroll, ndërsa vijon puna për shuarjen përfundimtare të vatrave.

Ndërkohë, autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar nëse personi i shoqëruar është përgjegjës për zjarrin dhe për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes.

çobandyshohethimarë

Të ngjashme

Arrestohet në Gjermani shtetasi shqiptar, dyshohet se ishte pjesë e një grupi ekstremist

Arrestohet në Gjermani shtetasi shqiptar, dyshohet se ishte pjesë e një grupi ekstremist

22:12
Arrestohet një person i dyshuar për mashtrim, dyshohet se u prezantua rrejshëm si punonjës i AKI-së

Arrestohet një person i dyshuar për mashtrim, dyshohet se u prezantua rrejshëm si punonjës i AKI-së

17:40

Më shumë nga Lajme

  • 11:45“Përshkallëzimi është përgatitur prej muajsh”, Rama: Protesta u financua nga krimi i organizuar dhe para e huaj
  • 11:44Osmani: Mungesa e komunikimit me administratën Trump rrezik për sigurinë kombëtare
  • 11:20Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave
  • 11:10Rama me ambasadorin francez, diskutojnë për Lojërat Mesdhetare
  • 11:08KEK-u paralajmëron ndaljen e njësisë B2 të “Kosova B”, kjo është arsyeja