28 vite më parë ndodhi sulmi ndaj familjes Jashari në Prekaz të Skenderajt. Në atë kohë, kur raportimi i mediave ishte i vështirë, si nga aspekti teknik ashtu edhe logjistik, mediat e huaja pasqyruan këtë sulm, i cili kulmoi me rënien heroike të familjes Jashari. Gazeta amerikane The Washington Post, në një shkrim 28 vite (mars 1998) më parë të botuar, shkruan se forcat serbe nisën një sulm të ri ndaj shqiptarë etnikë, duke sulmuar fshatrat përreth kryeqytetit në një operacion që shqetësoi administratën e Clintonit dhe qeveritë e tjera perëndimore.
Shkrimi me titull “Serbia sulmon shqiptarët etnikë ”, raporton se Policia okupatore serbe njoftonte se të paktën 20 shqiptarë dhe dy oficerë policie serbë u vranë në përleshje.
“Përleshjet nisën në agim. Qindra policë paramilitarë, të mbështetur sipas raporteve nga helikopterë të armatosur dhe dhjetëra automjete të blinduara, sulmuan fshatrat shqiptare rreth 20 milje perëndim të Prishtinës. Policia serbe ngriti pengesa rrugore për të ndaluar gazetarët të afrohen në zonë, por burimet shqiptare thanë këtë mbrëmje se një numër shtëpish në dy fshatra, Lausha dhe Prekazi u dogjën dhe që deri në 3,000 gra dhe fëmijë u larguan drejt qyteteve të afërta. Raportohet se sulmi u përhap edhe në një duzinë fshatrash të tjera”, shkruan kjo gazetë.
