Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sëmundjet e zemrës po shfaqen edhe tek të rinjtë, duhani dhe ushqimi jo i shëndetshëm shkaktarët kryesorë

GD
Gazeta Demos17 gusht 2025 në 09:58
Sëmundjet e zemrës po shfaqen edhe tek të rinjtë, duhani dhe ushqimi jo i shëndetshëm shkaktarët kryesorë

Sëmundjet e zemrës po bëhen gjithnjë e më të pranishme edhe tek të rinjtë, ndërsa numri i pacientëve me sindroma akute koronare është rritur dukshëm.

Kardiologu Daut Gorani, në një intervistë për Ekonomia Online ka theksuar se në repartin e Kardiologjisë Invazive në QKUK trajtohen raste të moshave të reja, duke përfshirë edhe pacientë 23-vjeçarë, të cilët shpesh duhet të dërgohen për kirurgji kardiake.

“Sëmundja më e përhapur është hipertensioni, do të thotë shtypja e lartë e gjakut, por ajo që më së shumti trajtohet në shërbimin tonë është sindroma akute koronare edhe sëmundjet e arterieve koronare. Fatkeqësisht, numri i sindromës akute koronare është rritur dukshëm kohët e fundit, jo vetëm te mosha e shtyera, por edhe te moshat e reja. Ne kemi patur edhe moshën 23 vjeçare me sindromë akute koronare, i cili është trajtuar te ne, por ka ndodhur që edhe të shkojë në kardiokirurgji që të bëjë bypass. Do të thotë, moshat e reja kohëve të fundit janë shumë të pranishme në mesin e pacienteve me sëmundje të arterieve koronare. Pastaj janë edhe sëmundjet valvulare, janë defektet të lidhura të zemrës, janë çrregullimet e ritmit, ne kemi po ashtu një shërbim që punon në trajtimin e çrregullimeve të ritmit, tani kolegët janë duke u trajnuar në fushën e elektrofiziologjisë, kohë pas kohe organizohen trajtime të pacienteve të cilët kanë probleme të çrregullimit të ritmit, pastaj kemi edhe elektrostimulimin”, tha ai.

Gorani ka theksuar se faktorët kryesorë që ndikojnë në shfaqjen e këtyre sëmundjeve janë duhanpirja, mënyra e ushqyerjes, obeziteti, diabeti, hipertensioni dhe trashëgimia gjenetike.

“Në radhë të parë unë dua të përmend duhanpirjen, duhanpirja është shumë e pranishme edhe tek rinia jonë fatkeqësisht, pastaj është mënyra e ushqimit, moskujdesi në mënyrën e të ushqyerit, ushqimi me shumë yndyrna, pastaj obeziteti. Rrallë ndodh që edhe konsumi i drogave, kur ndonjë pacient i ri vjen në mënjehërë mendojmë se mos është eventualisht abuzues i drogave, për arsye se nuk është e zakonshme shumë që persona e moshë së re të kenë probleme të arterieve koronare. Shpesh ndodh, megjithëse te ne më pak se në shtete të zhvilluara ku konsumi i drogës është shumë më i madh. Është trashëgimia, faktori gjenetik është gati vendimtar, shpesh ndodh me gjith këto faktorë të rrezikut, arteriet koronare i dalin mirë, ndërsa pa asnjë faktor të rrezikut për shkak të gjenetikës arteriet koronare i dalin të prekura. Diabeti është një sëmundje mjaft e shtrirë te popullata, një sëmundje metabolike ku mosrregullimi i sheqerit në gjak ndikon në paraqitjen e komplikacioneve diabetike; një prej komplikimeve më të shpeshta është edhe koronaropatia apo sëmundja e arterieve koronare. Natyrisht është edhe hipertensioni një prej faktorëve të rrezikut, niveli i lartë i yndyrës në gjak. Mund të jetë i trashëguar, por edhe nga ushqimi me sasi të mëdha të yndyrave”, tha ai.

Ai bëri thirrje për kujdes maksimal në mënyrën e ushqyerjes dhe për abstenim nga duhanpirja, veçanërisht për të rinjtë.

“Këshilla ime është që të kemi kujdes shumë në mënyrën e ushqimit, sa më pak yndyra, sa më pak sheqerna edhe duhanpirja, abstenimi nga duhanpirja është këshilla kryesore për arsye se duhanpirja është aq e pranishme në popullatë sa që shkatërron jo vetëm rininë, por të gjithë, e posaçërisht për rininë kam një mesazh që rinia duhet të abstenojë nga duhanpirja”, tha a.

Më shumë nga Lajme

  • 20:04Konkursi për prokurorë të rinj, vetëm 3 serbë aplikuan pasi KPK-ja shtyu afatin
  • 19:38Pjesëtarët e FSK-së certifikohen pas trajnimit të avancuar për kërkim-shpëtim
  • 19:33Aksident në Shqipëri, humb jetën 21-vjeçari - lëndohet një i mitur
  • 19:32Mbylli jetën duke përkrahur UÇK-në: 34-vjeçari vdes disa orë pas protestës në Finlandë
  • 19:26Aksident i rëndë në Cërrik, motori përplaset me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari, plagoset pasagjeri 17-vjeçar