Këshilli Bashkiak i Selenicës ka miratuar unanimisht shpalljen “Qytetar Nderi” të katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Vendimi u mor gjatë ditës së sotme, në kuadër të takimit pritës të zhvilluar në Selenicë me delegacionin e Komunës së Klinës, të kryesuar nga kryetari i saj.




