Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sekretari parlamentar gjerman: Gjermania pret një qeveri të qëndrueshme në Kosovë

GD
Gazeta Demos22 gusht 2025 në 17:12
Sekretari parlamentar gjerman: Gjermania pret një qeveri të qëndrueshme në Kosovë

“Sa i përket situatës së formimit të qeverisë në Kosovë, mund të them vetëm se për ne si Republikë Federale e Gjermanisë është e rëndësishme të bashkëpunojmë me një partner në stabilitet. Do të thotë, për ne është e rëndësishme të kemi edhe bashkëbisedues të besueshëm. Në shoqërimin e përbashkët të rrugës drejt Bashkimit Evropian është patjetër e rëndësishme që të krijohet një qeveri e besueshme, me të cilën mund të bashkëpunojmë në partneritet dhe të vazhdojmë punën tonë së bashku. Do të ketë ende disa sfida në të ardhmen, të cilat ne dëshirojmë t’i përballojmë së bashku”, tha ai.

Sekretari parlamentar gjerman, Johann Saathoff, mbajti konferencën për media në Prizren, ku më parë gjatë ditës vizitoi Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në këtë qytet.

Vizita e tij zhvillohet në kuadër të mbështetjes gjermane për nisma zhvillimore në vend.

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Kosovë, Saathoff do të zhvillojë takime me përfaqësues të qeverisë dhe do të vizitojë projekte që mbështeten nga Qeveria gjermane.

Sipas njoftimit të ambasadës, kjo vizitë nënvizon angazhimin e vazhdueshëm të Gjermanisë për të nxitur rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunimin dypalësh.

Më shumë nga Lajme

  • 22:23“Ti e ke gëzu shtëpinë tonë, e ke zdritë ftyrën e familjes” – Rrëfimi emocionues i ushtarit të UÇK-së
  • 22:17Demaku i përgjigjet Haxhiut: As PDK-ja nuk do koalicion me LVV-në, por Ligji për Specialen duhet të procedohet
  • 22:16Deliu: Qeveria diskutoi 35 pika, por ligji për Specialen mungoi në agjendë
  • 22:01Latifi: E vetmja strategji për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së është sigurimi i fondeve për gjetjen e ekipeve të specializuar avokatësh
  • 21:58“Bota nuk sillet rreth PDK’së”, Kryeziu-Hyseni: Gruda e ka pranu që s’është konsultu me mbrojtjen, në projektligj duhet të punojmë krejt