Një ish-ushtar i UÇK-së ka rrëfyer momentet kur vendosi t’i bashkohej luftës, duke treguar edhe reagimin e familjes së tij kur mori vesh se kishte marrë pushkën.
Ai tha se për një kohë të gjatë nuk kishte mundur t’ia tregonte nënës vendimin e tij, ndërsa babai, i cili ndodhej në perëndim, e kishte marrë vesh shumë më vonë.
“Një kohë të gjatë s’kam mujt me i tregu nanës. Baba ka qenë në perëndim, ai ka marrë vesh shumë kohë më vonë. Erdhi koha kur e mora pushkën e pushkën s’mujsha me fsheh. Unë u frigova që do të marr një këshill prej nanës e gjyshes, por unë mora një mbështetje”, rrëfeu ai.

