Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Demaku i përgjigjet Haxhiut: As PDK-ja nuk do koalicion me LVV-në, por Ligji për Specialen duhet të procedohet

GD
Gazeta Demos30 shtator 2026 në 22:17
Demaku i përgjigjet Haxhiut: As PDK-ja nuk do koalicion me LVV-në, por Ligji për Specialen duhet të procedohet

Deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, ka kritikuar qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj situatës në vend, pas aktgjykimit dënues në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Demaku i është kundërpërgjigjur edhe deklaratave të fundit të kryeparlamentares Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se LVV-ja nuk dëshiron koalicion me PDK-në.

Duke folur në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Demaku ka deklaruar se as PDK-ja nuk dëshiron koalicion me LVV-në, por ka kërkuar nga partia e Albin Kurtit që të procedojë tutje ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

“Ne i kemi qëndrimet e tyre që çdo ditë e thonë se ne nuk duam koalicion me PDK-në, edhe ne ju themi se nuk duam asnjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Ne mund të bëjmë hapa që janë në interes të qytetarëve dhe të vendit tonë. Një hap i tillë është që të tejkalohet situata, do të thotë të kemi një marrëveshje politike në kuptimin që Ligji të procedohet sa më shpejt sepse është nevojë urgjente për Kosovën dhe pastaj çështja e presidentit”, ka thënë ai.

Demaku ka deklaruar se LVV-ja nuk duhet ta kushtëzojë PDK-në dhe Ligjin për Specialen me çështjen e presidentit.

“Mos të na kushtëzojnë neve, sepse Ligji nuk është obligim për PDK-në, por në radhë të parë është për ata që i kanë numrat dhe që kanë përgjegjësi shtetërore. Ne nuk e kemi privatizuar ligjin. Këtu asgjë nuk përfiton PDK-ja, por përfitojnë qytetarët e Kosovës”, ka thënë ai.

demakukoalicionpdk-ja

Të ngjashme

PDK-ja lëshoi mbledhjet e komisioneve, Deliu-Kodra: Ligji për Specialen duhet të jetë prioritet mbi prioritetet

PDK-ja lëshoi mbledhjet e komisioneve, Deliu-Kodra: Ligji për Specialen duhet të jetë prioritet mbi prioritetet

12:01

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Lekatari reagon për videot intime të personazheve publike që po qarkullojnë: S**si nuk është lajmi, por kush i ka …
  • 23:00Haradinaj: Edhe po të kthehesha në kohë, nuk do ta votoja Gjykatën Speciale
  • 22:55Ramush Haradinaj: Vendimi i Gjykatës Speciale është i padrejtë dhe shprehje e mosbesimit ndaj Kosovës
  • 22:49Kurti nesër takim me von der Leyen, më pas konferencë për media
  • 22:47Videot intime të personazheve publike, Policia e Tiranës me njoftim zyrtar: Krimet Kibernetike po identifikojnë IP dhe të dhënat e faqeve që i kanë shpërndarë