Mbi 2 mijë shtetas shqiptarë u kthyen nga vendet e Bashkimit Evropian gjatë tre muajve të parë të vitit 2026.
Të dhënat e publikuara nga Eurostat tregojnë se Shqipëria renditet e treta mes vendeve të origjinës për numrin e shtetasve të rikthyer, pas Turqisë dhe Gjeorgjisë.
Sipas raportit, gjatë tremujorit të parë të vitit, 108 475 shtetas të vendeve jashtë Bashkimit Evropian morën urdhër për t’u larguar nga territori i një shteti anëtar, ndërsa 34 550 persona u kthyen në vendet e tyre të origjinës pas zbatimit të këtyre urdhrave.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, numri i urdhrave për largim është ulur me 12.8%, ndërsa numri i kthimeve është rritur me 8.1%.
Shtetasit algjerianë kryesuan listën e personave që morën urdhër për t’u larguar nga Bashkimi Evropian, me 11 105 raste, të ndjekur nga marokenët me 6 435 dhe sirianët me 5 335.
