Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

RTK në krizë financiare, nesër protestohet para Kuvendit të Kosovës

GD
Gazeta Demos4 gusht 2025 në 13:38
RTK në krizë financiare, nesër protestohet para Kuvendit të Kosovës

Radiotelevizioni i Kosovës vazhdon të përballet me krizë të thellë financiare, si pasojë e mosndarjes të buxhetit për pjesën e dytë të vitit. Ky ngërç financiar po e vë në rrezik funksionimin e transmetuesit publik dhe të drejtat e punëtorëve. Në shenj proteste për gjendjen e krijuar, nesër, dy sindikata të RTK-së, do të protestojnë para ndërtesës së Kuvendit. Kjo protestë përkrahet nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, që thonë se për RTK-në duhet të gjendet një zgjidhje sa më parë.

Punëtorët e Radiotelevizionit të Kosovës, ende nuk e kanë marrë pagën e muajit korrik, ndërkohë që nuk dihet se kur do t’i marrin këto e as se kur transmetuesit publik do t’iu ndahet pjesa e dytë e buxhetit vjetor.

Situata e krijuar si pasojë e ngërçit politik në vend dhe moskonstituimit të Kuvendit, po e vë në rrezik funksionimin e RTK-së dhe të drejtat e punëtorëve.

E, për të kundërshtuar gjendjen e krijuar, të martën, nga ora 11.00, dy sindikata të RTK-së, do të protestojnë para ndërtesës së Kuvendit. Kryetari i Shoqatë Sindikatës të Radio Kosovës, Pajazit Krasniqi, teksa kërkon zgjidhje për ndarjen e buxhetit për RTK-në, thotë se kjo edhe do të jetë kërkesa kryesore.

“Sindikata e Pavarur e RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës, kanë thirrur për nesër një protestë të përgjithshme. Protesta do të mbahet para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, si themelues i RTK-së, ndonëse dihet se Kuvendi nuk është funksional. Kërkesa e vetme do të jetë që Qeveria në detyrë t’i alokoj sa më shpejtë mjetet – pra pjesën e dytë të buxhetit i cili për këtë vit i takon me ligj Radiotelevizionit të Kosovës”, tha ai.

Krasniqi, thotë se nëse nuk do të ndahet buxheti, sindikatat do të ndërmarrin masa tjera sindikale.

“Nëse deri në fillim të javës së ardhshme Qeveria nuk e ndanë pjesën e dytë të buxhetit, atëherë jemi të detyruar të ndërmarrim edhe veprime tjera sindikale, për gjendjen e rëndë financiare. Tek kriza financiare nuk është çështje vetëm paga, por edhe funksionimi pa pengesa i RTK-së”, tha ai.

Protesta e së martës, përkrahet edhe nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. Kryetari i saj, Xhemajl Rexha thotë se është për keqardhja që punëtorët e RTK-së të mos mund të i marrin pagat, ndonëse për këtë ka zgjidhje.

“Është për keqardhje që kjo thirrje e të gjithëve, e pikë se pari e RTK-së, menaxhmentit të saj dhe punëtorëve, kjo thirrje ndaj Qeverisë nuk është dëgjuar. Nuk është dëgjuar as thirrja e faktorit vendor e ndërkombëtar që të ndahet buxheti për RTK-në. Qeveria e ka në dispozicion mundësinë që me një vendim të veçantë të ndajë buxhetin për gjashtë muajt e ardhshëm. E padyshim se një mosveprim i tillë do të shkaktoj dëme të mëdha në RTK”, deklaroi Rexha.

Për situatën e rëndë financiare në RTK, ditë më parë ka reaguar edhe Avokati i Popullit, Naim Qelaj, i cili iu është drejtuar me një letër zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, duke kërkuar zgjidhje të menjëhershme për situatën emergjente në të cilën ndodhet RTK. Në letrën e tij, Qelaj thekson rëndësinë jetike të një transmetuesi publik funksional në një shoqëri demokratike dhe të drejtën e punëtorëve për pagesa të rregullta dhe kushte dinjitoze pune.

Më shumë nga Lajme

  • 08:59Labinot Rexha ftohet në polici, dyshohet se gjuajti me armë në dorë në një aheng
  • 08:43Njofton MINT: Bie çmimi i derivateve për sot
  • 08:41“Lagjja jonë është mbuluar nga dhimbja”, reagim pas vdekjes së tre kosovarëve në Gjermani
  • 08:18Sot skadon afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit
  • 08:10Kolona në kufi, kjo është gjendja në pikat kufitare