Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa ka shkruar në lidhje me ofertën e kryeministrit Albin Kurti për PDK-në, i cili ka thënë se do t’ia votonte ligjin për Gjykatën Speciale nëse ata zotohen se do ta votojnë Presidentit.

Mustafa ka thënë se në nderim të UÇK-së duhet të kaloj ligji për Specialen e më pas të ecin përpara edhe me zgjedhjen e Presidentit.

“NË NDERIM TË UÇK-SË. Pas kalimit të Ligjit për Specialen, të ecim përpara edhe me zgjedhjen e Presidentit. Institucionet funksionale, uniteti dhe përgjegjësia shtetërore janë në nderim të UÇK-së dhe të trashëgimisë sonë kombëtare. TRASHËGIMI KOMBËTARE”, ka shkruar Mustafa.