Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rruga drejt BE-së: Shqipëria përparon me negociata, Gjermania e Holanda nënvizojnë edhe kushtet

GD
Gazeta Demos27 maj 2026 në 13:12
Rruga drejt BE-së: Shqipëria përparon me negociata, Gjermania e Holanda nënvizojnë edhe kushtet

Konferenca e 8 ndërqeveritare Shqipëri-BE shënon një moment të rëndësishëm në procesin e negociatave për vendin tonë. Çdo nismë ligjore apo çdo lëvizje politike në Shqipëri do të jetë nën monitorimin e vendeve anëtare dhe institucioneve të BE.

Tanimë Shqipërisë i jepet mundësia për të nisur me mbylljen e kapitujve, me objektivin e qeverisë që brenda 2027 të përmbyllë këtë fazë.

Ndërsa në Bruksel festohej dhe përqafohej, në Tiranë ambasada e Gjermanisë dhe ajo e Holandës i treguan qeverisë shqiptare që këto dy shtete do të monitorojnë me kujdes zbatimin e reformave, por me një paralajmërim se pavarësia e drejtësisë është kusht i panegociueshëm.

Respektimi i pavarësisë së drejtësisë dhe lufta pa pengesa e korrupsionit edhe në rast të nivelit të lartë janë kushte të panegociueshme për progresin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE. Këtu bën pjesë edhe fakti që vendimmarrjet lidhur me heqjen e imunitetit duhet të jenë në harmoni me rekomandimet e Komisionit të Venecias. Ashtu si institucionet dhe shtete të tjera anëtare të BE-së, edhe Gjermania do të ndjekë me shumë vëmendje zhvillimet në vijim, si dhe do të mbështesë hapat e mëtejshëm të reformave.

Por gjithsesi Gjermania dhe Holanda shprehin mbështetjen e plotë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, edhe pse një dashuri me kushte.

Shqipëria është pjesë e familjes evropiane. Ndaj Gjermania e mbështet fuqimisht anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian. Një shtet ligjor i fortë, mbrojtja e të drejtave themelore dhe një demokraci pluraliste janë thelbi i vlerave evropiane. Kësisoj, hapat përpara në grupkapitullin e “ Themeloreve ” përcaktojnë shpejtësinë e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së. Dakordësia për IBAR është shprehje e pritshmërisë dhe inkurajimit tonë të qartë për vijimin e reformave, zbatimin e tyre me vendosmëri në praktikë dhe konsolidimin e institucioneve përgjegjëse, shkruan A2CNN.

Të martën në Bruksel, Shqipëria mori kushtet përmbyllëse për grupkapitullin e themeloreve që ka të bëjë me shtetin e së drejtës, funksionimin e demokracisë dhe kriteret ekonomike. Reformat për këtë grup kapitujsh janë të ndërlidhura edhe me kapitujt e tjerë, për këtë arsye është grupi i fundit që Shqipëria duhet të mbyllë me Brukselin.

I’m

Më shumë nga Lajme

  • 23:49Endrit Thaçi publikon foton e Vedat Muriqit me mesazhin për çlirimtarët: Krejt Kosova UÇK!
  • 23:37Kurti pas fitores së Kosovës: Lojë e shkëlqyeshme sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”
  • 23:27Vedat Muriqi festoi golin me mesazhin “Jo në emrin tim”, reagon djali i Jakup Krasniqit
  • 22:57Rama reagon pas arrestit shtëpiak ndaj Vlora Hysenit: Askush nuk është mbi ligjin
  • 22:48Tarifat dhe çmimet e ilaçeve, presidentja e Parlamentit Europian: Gjermania të negociojë me administratën Trump