Në kuadër të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), një delegacion nga Komanda Mbështetëse e FARSH-it, udhëhequr nga komandanti Aleksandër Pando, ka qëndruar në vizitë në Komandën e Logjistikës të FSK-së.
Sipas njoftimit të FSK-së, delegacioni u prit nga zëvendëskomandanti i Komandës së Logjistikës, Mehmet Lladrovci, që i njoftoi homologët nga FARSH me të arriturat, sfidat, ngritjen e kapaciteteve, misionin dhe detyrat e Komandës së Logjistikës, strukturën organizativ, aktivitetet dhe zhvillimet tjera në fushën e Logjistikës dhe Mjekësore.
