Inspektorati i Mjedisit ka mbyllur restorantin dhe hotelin “Liqeni i Dukagjinit” në Gjakovë, për shkak të veprimtarisë së kundërligjshme në zonën e mbrojtur të Liqenit të Radoniqit.
Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se Inspektorati ka vendosur shiritat e mbylljes në objekt
“Me këtë i është dhënë fund veprimtarisë së tij të kundërligjshme në zonën e mbrojtur të Liqenit të Radoniqit”, ka shkruar Pacolli.
Ajo ka thënë se si ministri do të vazhdojnë të veprojnë për mbrojtjen e ujërave dhe zonave të mbrojtura në Kosovë.
“Uji i pijshëm është pasuri publike dhe mbrojtja e tij nuk ka kompromis!”, ka deklaruar Pacolli.



