Prishtina e Llapi kanë shënuar fitore të thellë në Superligë. Prishtina e ka mposhtur Drenicën me fitore 1-4 si mysafire. Selmani, Halili, Diatta e Hasani shënuan golat për kryqytetasit.

Kjo ishte fitorja e parë sivjet e Prishtinës si mysafire.

Fitoren e parë sot e ka arritur edhe Llapi i Batatinës në udhëtim te Vushtrria. Ademi, Ramadani, Hasani dhe Cernaverni shënuan golat për llapjanët.