Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të martë në kryeqytetin shqiptar. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në zonën e “Fushës”, në Laprakë.
Sipas “EuronewsAlbania”, nga të shtënat janë plagosur 35-vjeçari Dashamir Tahiri dhe 39-vjeçari, Bledar Dauti. Fatmirësisht të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen shkaqet që sollën këtë ngjarje ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të plagosjes si dhe kapjen e autorëve.



