Policia bullgare ka arrestuar 19 vjeçarin Hamza Dardhishta nga Shkupi mbi dyshimet se i janë gjetur rreth 100 mijë euro të falsifikuara.

Para hetuesisë Dardhishta ka deklaruar se nuk e dinte që paratë janë të falsifikuara.

Nga prokuroria kanë bërë të ditur se ai kishte hyrë për një kohë të shkurtër në Turqi, ku kishte veshur xhaketën në astarin e së cilës ishin qepur kartëmonedhat e falsifikuara euro. Gjatë kontrollit në kufi, ai ishte dukur i shqetësuar, ishte mbështetur fort pas ulëses dhe kishte shikuar drejt tavanit të automjetit, shkruan AlsatMk