Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

PISA 2025: Shqipëria, e para në rajon

GD
Gazeta Demos8 shtator 2026 në 22:42
PISA 2025: Shqipëria, e para në rajon

Shqipëria shënon përmirësim të ndjeshëm në rezultatet e testit ndërkombëtar PISA 2025 për nxënësit 15-vjeçarë krahasuar me vitin 2022. Sipas të dhënave të publikuara nga OECD, Shqipëria ka marrë 433 pikë në matematikë, 435 në shkencë dhe 408 në lexim.

Sipas rezultateve të publikuara në Konferencën e Bratislavës, Shqipëria renditet në vendin e parë në rajon në Shkencë, duke lënë pas Serbinë, Greqinë, Malin i Zi, Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, ndërsa udhëheq klasifikimin në Matematikë së bashku me Malin e Zi, raporton “Shqiptarja”.

Megjithatë, rezultatet tregojnë se Shqipëria vijon të ketë një hendek të konsiderueshëm me mesataren e vendeve të OECD-së. Mesatarja e OECD-së është 463 pikë në matematikë, 482 në shkencë dhe 461 në lexim.

Diferenca është veçanërisht e dukshme kur shihet përqindja e nxënësve që arrijnë të paktën nivelin bazë të aftësive, Nivelin 2.

Në shkencë këtë nivel e arrijnë rreth 61% e nxënësve shqiptarë, kundrejt 74% në OECD. Në matematikë janë 55%, ndërsa mesatarja e OECD-së është 65%. Në lexim, vetëm gjysma e nxënësve shqiptarë 15-vjeçarë, rreth 50%, arrijnë Nivelin 2, krahasuar me 69% në OECD. Pra 1 në 2 nxënës, që tashmë kanë mbaruar sistemin e detyruar arsimor me klasën e nëntë, nuk kupton atë që lexojnë.

Edhe në zgjidhjen kompjuterike të problemeve rezultatet mbeten më të ulëta. Vetëm 36% e nxënësve shqiptarë arrijnë nivelin bazë, ndërsa mesatarja e OECD-së është 64%.

Përqindja e nxënësve me performancë shumë të lartë mbetet e ulët. Vetëm rreth 2% e nxënësve shqiptarë arrijnë nivelet më të larta në matematikë dhe rreth 1% në shkencë, ndërsa në lexim pothuajse asnjë nxënës nuk arrin Nivelin 5 ose më lart.

Rezultatet nxjerrin në pah edhe një diferencë mes vajzave dhe djemve. Vajzat janë më mirë në shkencë dhe veçanërisht në lexim. Në shkencë ato kanë 443 pikë, kundrejt 426 të djemve, ndërsa në lexim 423 kundrejt 391 pikëve. Në matematikë avantazhi është në favor të djemve, me 435 pikë kundrejt 431 të vajzave.

Në vlerësimin PISA 2025 morën pjesë rreth 5 mijë e 959 nxënës nga 160 shkolla të vendit, të cilët përfaqësojnë rreth 22 mijë e 800 15-vjeçarë në Shqipëri. Pjesëmarrja e shkollave në Shqipëri ishte rreth 76%, ndërsa shkollat me më pak se 21 nxënës të kualifikueshëm nuk u përfshinë në testim.

shqipërianxënësvepisa

Të ngjashme

Shqipëria nënshkruan marrëveshjen për pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza

Shqipëria nënshkruan marrëveshjen për pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza

16:55
Rezultatet e testit PISA, Çeku: Po punojmë për strategjinë e re të arsimit

Rezultatet e testit PISA, Çeku: Po punojmë për strategjinë e re të arsimit

12:24

Më shumë nga Lajme

  • 23:49Berisha pas protestës: Tirana përjetoi një ditë dhe natë terrori, dhunë ndaj protestuesve paqësorë
  • 23:13Studentët nuk ndalen: Paralajmërohet protestë e re të dielën para Ministrisë së Arsimit
  • 22:5519 vjeçari nga Shkupi arrestohet me para të falsifikuara në Bullgari
  • 22:51Eksperti nga Brukseli: KE-ja ta zhbllokojë Kosovën me ide kreative
  • 22:32Pamjet që nuk i keni parë: Momenti kur protestuesi goditet me plumb gome në sy