Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Regjistrohen gati të gjitha grupet parlamentare, Kuvendi pritet të ketë seancë këtë javë

GD
Gazeta Demos21 shtator 2026 në 16:53
Regjistrohen gati të gjitha grupet parlamentare, Kuvendi pritet të ketë seancë këtë javë

Me përjashtim të grupit shumëetnik, të gjitha subjektete politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës i kanë regjistruar grupet parlamentare për legjislaturën e njëmbëdhjetë. Kjo brenda afatit obligues. Te deputetët e komuniteteve joserbe, kjo vonesë po ndodh pasi që ende nuk është bërë zëvendësimi i deputetëve që kanë marrë poste në ekzekutiv.

Nga ky grup thanë për KosovaPress se, në bazë të informacioneve jozyrtare, deputetët pritet të mblidhen gjatë kësaj jave, ani pse është një lëndë në Gjykatën Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re.

Regjistrimin e grupeve parlamentare e ka konfirmuar për KosovaPress Glauk Tahiri, këshilltar i kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu. Megjithatë, ai ka përmendur edhe kontestimin e konstituimit të legjislaturës së njëmbëdhjetë në Kuvend, derisa ka kërkuar një vendim të shpejtë të Gjykatës Kushtetuese në raport me kërkesat.

“Deri në ditën e sotme, e hënë, grupet parlamentare kanë pasur obligim që të procedojnë emrat dhe përbërjen e grupeve parlamentare. Siç e dini, grupi parlamentar i PDK-së e ka kontestuar konstituimin e Kuvendit dhe vendimin për votimin e qeverisë në Gjykatën Kushtetuese. Urojmë një vendim të shpejtë nga Gjykata Kushtetuese në raport me kërkesat”, thotë ai.

Deputeti nga komuniteti rom, Albert Kinolli, deklaron pse arsyeja e vetme që ende nuk është regjistruar grupi parlamentar multietnik është se një pjesë e deputetëve kanë marrë poste ministrore në qeverinë Kurti 4.

Ai shton se grupi multietnik formohet posa të betohen deputetët e rinj nga komunitetet joserbe.

“Arsyeja e vetme është që katër anëtarë apo pjesëtarë të grupit parlamentar multietnik kanë kaluar si pjesë e qeverisë dhe kanë marrë poste ministrore. Ata duhet të zëvendësohen me deputetë të rinj, meqenëse deputetët e rinj ende nuk e kanë dhënë betimin, atëherë nuk mund të formohet grupi parlamentar. Në momentin që deputetët e rinj i kanë zëvendësuar deputetët e vjetër, atëherë, pas betimit, formohet grupi parlamentar”, potencon ai.

Madje, sipas Kinollit, Kuvendi mund të mbajë seancë plenare gjatë kësaj jave.

“Sipas informacioneve jozyrtare, unë shpresoj që shumë shpejt, ditëve në vijim, do të thirret seanca plenare. (Gjatë kësaj jave?) Po”, shton Kinolli.

Mbajtjen e seancave plenare dhe funksionalizimin e punës së Kuvendit dhe përmes komisioneve parlamentare nuk po e konsideron problem hulumtuesi në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), Vullnet Bugaqku.

Sipas tij, përderisa nuk ka një masë të përkohshme të Gjykatës Kushtetuese dhe vendim përkitazi me kërkesën e dërguar nga PDK-ja, kuvendi është plotësisht funksional.
“Përderisa nuk ka masë të përkohshme dhe nuk ka ende aktgjykim meritor për çështjen e konstituimit të Kuvendit, askush nuk i ndalon këta deputetë që të thirret seanca, qoftë me debatuar për çështjen e rezolutës mbi Dhomat e Specializuara apo për të trajtuar çështje të tjera. Varet nga vullneti politik, mbi të gjitha i shumicës. Ata i kanë numrat e gatshëm e udhëheqin parlamentin dhe varet edhe nga vullneti i kryetares së Kuvendit”, potencon ai.

I të njëjtit mendim është edhe juristi Anton Ndrecaj. Megjithatë ai përmend nevojën e rikthimit të PDK-së në Kuvend dhe votimin e propozimit të tyre për nënkryetar.

Sipas tij, për këtë çështje mund të tërhiqet kërkesa në Gjykatën Kushtetuese dhe të vazhdojë vetëm procedura për afatin kushtetues për konstituim të Kuvendit.

“Nëse PDK-ja kthehet në Kuvend dhe bie dakord që të vazhdohet procedura për votimin e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e PDK-së, atëherë Kuvendi mund të fillojë punën e vet, ani pse është dërguar kërkesa në Gjykatën Kushtetuese.

Mund të plotësohet ajo kërkesë dhe të tërhiqet ajo pjesë sa i përket ankesës për nënkryetarin e Kuvendit dhe të vazhdojë procedura për afatin kushtetues të konstituimit të Kuvendit”, thekson ai.

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar të hënën në Kuvendin e Kosovës Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Kjo nismë ligjore vjen pas aktgjykimit dënues të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, aktgjykim që spektri politik dhe qytetarët e kanë kundërshtuar dhe cilësuar si të padrejtë dhe të papranueshëm.

Pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së më 16 shtator, në PDK e kanë lënë të hapur kthimin në Kuvend, pasi të njëjtit kanë dorëzuar kërkesë në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me kushtetutshmërinë e konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë së re. /kp

parlamentaregrupetgjitha

Të ngjashme

Deri në fund të vitit pritet të vendosen kamera të sigurisë në të gjitha parqet publike

Deri në fund të vitit pritet të vendosen kamera të sigurisë në të gjitha parqet publike

20:02
Ukraina godet Moskën në ditën e fundit të zgjedhjeve parlamentare në Rusi

Ukraina godet Moskën në ditën e fundit të zgjedhjeve parlamentare në Rusi

16:29
Kurti nga Amerika: Qeveria do të ndihmojë me të gjitha mjetet korrigjimin e verdiktit të Hagës

Kurti nga Amerika: Qeveria do të ndihmojë me të gjitha mjetet korrigjimin e verdiktit të Hagës

22:16

Më shumë nga Lajme

  • 17:38Albelard Tahiri: Presidenti më dërgoi të fala për qytetarët në shesh: Drejtësia do të triumfojë
  • 17:32Nata e gjashtë e protestës në Prishtinë, këta janë personat që do të flasin
  • 17:15Hamza: Presim që Apeli të vendosë drejt për rastin, mbi bazën e fakteve dhe provave
  • 17:02Dënohet me 9 vjet burgim i mituri për vrasjen në Kobaj të Prizrenit
  • 16:40Kurti sfidohet nga studentet shqiptare në SHBA për mosreagimin e Gërvallës: Reagimi emocional ndaj saj u bën dëm liderëve të UÇK-së