Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Deri në fund të vitit pritet të vendosen kamera të sigurisë në të gjitha parqet publike

GD
Gazeta Demos20 shtator 2026 në 20:02
Deri në fund të vitit pritet të vendosen kamera të sigurisë në të gjitha parqet publike

Loja, lëvizjet e qëndrimet e qytetarëve tash e tutje do të jenë nën monitorim.

Nga të gjitha anët, nga kjo javë, parku në lagjen Kalabria në kryeqytet do të jetë nën mbikëqyrjen e Policisë së Kosovës.

Vendosja e tyre, u planifikua mes lokacioneve të reja që parashihen në fazën e dytë të monitorimit në Prishtinë.

Më shumë detaje për këtë projekt që nisi zbatimin këtë vit dha drejtori për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica.

“Parku i parë është parku dhe fusha sportive që është në lagjen “Kalabria” dhe do të vazhdohet me të gjitha parqet dhe fushat sportive të cilat janë vlerësuar se duhet të monitorohen, poashtu do të vendosen kamera edhe në parkun e Gërmisë, në parkun Arbëri dhe në parkun e Tokbahqës pra në të gjitha parqet”, ka theksuar Lulzim Fushtica, drejtor për Siguri dhe Emergjenca.

Fushtica bëri të ditur se deri kur planifikohet të përfundoj vendosja e kamerave në parqe.

“Parqet si të tilla po planifikojmë të përfundojnë brenda këtij viti por pastaj do të ketë edhe një fazë në vitin e ardhshëm se kjo është një kontratë tre vjeçare por që faza e dytë mund të përfundoj edhe më herët por do të vendosen kamerat dhe risia është që do të vendosen edhe radarët mobil për mbatjen e shpejtësisë”, ka deklaruar ai.

Shumë shpesh sapo rinovohen ose vendosen, lodrat por edhe ulësa e të tjera hapësira në parqet publike dëmtohen, dhe tani me vendosjen e kamerave janë paralajmëruar masa ndëshkuese për personat që dëmtojnë hapësirat publike./TVDUKAGJINI

vendosenparqetgjitha

Të ngjashme

Kurti nga Amerika: Qeveria do të ndihmojë me të gjitha mjetet korrigjimin e verdiktit të Hagës

Kurti nga Amerika: Qeveria do të ndihmojë me të gjitha mjetet korrigjimin e verdiktit të Hagës

22:16

Më shumë nga Lajme

  • 21:26Vajza e ish-luftëtares Ramize Sinanaj: S'jam ndjerë mirë për çka ka ndodhur në Hagë
  • 21:14Azem Syla viziton familjet e ish-krerëve të UÇK-së: Kjo sfidë është e mbarë kombit
  • 20:55Temperaturat deri në 33 gradë javën e ardhshme
  • 20:55Osmani në New York, pjesë e hapjes së “Qatar Economic Forum”
  • 20:32Musliu-Shoshi: Kosova dhe Shqipëria duhet të veprojnë bashkë!