Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Ndërkombëtare

Pezullohen të gjitha fluturimet në ShBA

GD
Gazeta Demos13 nëntor 2026 në 22:40
Pezullohen të gjitha fluturimet në ShBA

Të gjitha fluturimet brenda Shteteve të Bashkuara janë pezulluar deri në një njoftim të ri, “për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme dhe arsyeve të sigurisë”, ka bërë të ditur Administrata Federale e Aviacionit (FAA) në ShBA, në një deklaratë.

Shkaku i pezullimit të fluturimeve nuk është bërë menjëherë i qartë.

Megjithatë, një zëdhënës i FAA-së ka thënë se bëhet fjalë për një problem në komunikim që ka prekur qendrat e kontrollit të trafikut ajror nëpër itineraret ajrore, të cilat menaxhojnë fluturimet që kalojnë nëpër territorin e vendit, raporton CNN.

“Fluturimet duhet të vazhdojnë të qëndrojnë të pezulluara deri në një njoftim të ri”, thuhet në një njoftim të FAA-së.

Ndërkaq, fluturimet ndërkombëtare do të trajtohen rast pas rasti.

Herën e fundit që ishte ndalur i gjithë trafiku ajror në shkallë kombëtare në ShBA ishte në janar të vitit 2023, kur pati një ndërprerje të sistemit për njoftimin e pilotëve. Para kësaj, hera e fundit kur ishte urdhëruar ndalimi i të gjitha fluturimeve në nivel kombëtar ishte pas sulmeve të 11 shtatorit 2001.

fluturimetgjithashba

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:33Trump “e tërheq” Vance nga negociatat me Iranin
  • 21:34Mbi 3,700 shkolla në Itali kërcënohen me bomba, shumica vendosin të mos mbyllen
  • 21:11Aksident trafiku në Emiratet e Bashkuara Arabe, 14 të vdekur dhe 30 të lënduar
  • 19:29Rrëzohet një helikopter ushtarak në Turqi, 4 ushtarë humbin jetën
  • 17:28Gruaja shtatzënë shpëtohet mrekullisht, nxirret nga rrënojat e ndërtesës së shembur në Brooklyn