Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti nga Amerika: Qeveria do të ndihmojë me të gjitha mjetet korrigjimin e verdiktit të Hagës

GD
Gazeta Demos19 shtator 2026 në 22:16
Kurti nga Amerika: Qeveria do të ndihmojë me të gjitha mjetet korrigjimin e verdiktit të Hagës

Kryeministri Kurti nga Amerika ka premtuar se Qeveria e Kosovës do të ofrojë mbështetje në të gjitha format për të korrigjimin e verdiktit të Hagës. Kurti ka thënë se për këtë do të ketë strategji shtetërore sa më parë.

“Në ditën e parë të qëndrimit në Neë York, pata kënaqësinë të zhvilloj një bashkëbisedim frymëzues, “Between Here and Home”, me të rinjtë e diasporës shqiptare në Amerikë, organizuar nga tri grupe të të rinjve shqiptaro-amerikanë: ZANI, F’Oda, dhe Columbia University Albanian Society. Krahas kolegëve nga Qeveria e Republikës së Kosovës në delegacionin tonë janë edhe kryetarja e Preshevës Ardita Sinani dhe deputeti Shaip Kamberi.

Biseduam mbi një gamë të gjerë temash, përfshirë rritjen ekonomike prej 5.4% në tremujorin e parë të këtij viti, si dhe uljen e papunësisë nga 26% në 10% gjatë qeverisjes sonë. Sikurse edhe për nevojën për përmirësimin e mëtejshëm në integritetin dhe performancën e sistemit gjyqësor, i cili vazhdon të jetë cak i kritikave në raportet ndërkombetare, përfshirë atë të Komisionit Evropian.

Është e domosdoshme që të rinjtë të kontribuojnë në forcimin e barazisë gjinore dhe në promovimin e bashkëpunimit midis shqiptarëve në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe në mbarë botën.

Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që të ofrojë mbështetje, në çdo mënyrë dhe me të gjitha mjetet që i ka në dispozicion, me qëllim korrigjimin e verdiktit të Dhomave të Specializuara ndaj ish krerëve të UÇK-së, i cili është i padrejtë juridikisht dhe moralisht dhe i pasaktë historikisht dhe faktikisht. Një dakordim mbi një strategji shtetërore për reagim sa më të përshtatshëm dhe efikas ndaj verdiktit të shkallës së parë, si në ndihmën e ekipeve në instancat e apelit, ashtu edhe në rrafshin diplomatik, është i nevojshëm.

Do të bashkëpunojmë me aleatët tanë ndërkombëtarë, do të angazhohemi pandërperë në mbrojtjen e luftës sonë çlirimtare përballë propagandave të Serbisë dhe, njëkohësisht, në zbardhjen e masakrave dhe krimeve të tjera të Serbisë në Kosovë, të cilat Beogradi zyrtar, mbi 27 vjet pas përfundimit të luftës, po përpiqet akoma t’i fshehë”, ka thënë Kurti nga Amerika

qeveriagjithakurti

Të ngjashme

Albin Kurti arrin në Nju Jork, pritet të zhvillojë takime me liderë botërorë

Albin Kurti arrin në Nju Jork, pritet të zhvillojë takime me liderë botërorë

09:33
Albin Kurti shihet në Aeroportin e Vjenës, pritet të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-së

Albin Kurti shihet në Aeroportin e Vjenës, pritet të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-së

16:22
Kurti bën homazhe te shtatorja e Heroit të Kosovës, Xhavit Haziri

Kurti bën homazhe te shtatorja e Heroit të Kosovës, Xhavit Haziri

18:34
Kryeministri Kurti priti në takim kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza

Kryeministri Kurti priti në takim kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza

17:29

Më shumë nga Lajme

  • 23:25Ministrja Pacolli kërkon mbështetje nga KE-ja për projektet mjedisore
  • 23:13Trump propozon ndryshimin e emrit të Inteligjencës Artificiale
  • 23:03Sami Lushtaku: Përgjigjja ma e mirë ndaj vendimit të Hagës janë rinia e Kosovës
  • 22:39Latifi: UÇK-ja është e vetmja kryengritje e suksesshme në historinë tonë, dhe atë po dështojmë ta mbrojmë si legjitimitet historik e si trashëgimi
  • 22:08Media ruse e serbe paraqesin rrejshëm protestën në Tiranë si “trazira” për shkak të dënimit të ish-krerëve të UÇK-së