Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Refuzohet lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, avokati: Vendimi është paragjykues

GD
Gazeta Demos15 qershor 2025 në 21:31
Refuzohet lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, avokati: Vendimi është paragjykues

Refuzohet sërish lirimi i përkohshëm për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Pas Jakup Krasniqit, edhe Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit u është vazhduar masa e paraburgimit për nga dy muaj.

Vendimi i fundit i Dhomave të Specializuara në Hagë vjen kinse rreth shqetësimeve për pengim të drejtësisë dhe ndikim mbi dëshmitarët.Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë ka refuzuar kërkesat për lirimin e përkohshëm të Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit derisa ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për Hashim Thaçin, pasi Thaçi nuk ka bërë kërkesë për lirim të përkohshëm.

Refuzimin për lirim të përkohshëm, ai trup gjykues e ka bazuar në vlerësimin e rreziqeve që sipas tij lidhet me ndikimin ndaj dëshmitarëve dhe pengimin e procedurave gjyqësore.Në vendim thuhet se, ndonëse mungojnë informacione që do të dëshmonin rrezikun për arratisje, mbetet shqetësimi se të pandehurit mund të përdorin pozitat e tyre për të ndërhyrë në procesin gjyqësor, përfshirë edhe përmes ndikimit ndaj dëshmitarëve që kanë dhënë ose do të japin dëshmi kundër tyre.

Avokati, Ardian Bajraktari e konsideron jo të drejtë refuzimin e Speciales për lirim të përkohshëm për ish krerët e UÇK-së. Bajraktari vlerëson se janë plotësuar kushtet ligjore që kjo masë të zëvendësohet me një masë më të butë.“E kanë dëshmuar se janë të gatshëm të i përgjigjen çfarëdo ftese, çfarëdo thirrje nga ana e Dhomave të Specializuara dhe aq më tepër kur kemi parasysh faktin që tashmë ka përfunduar së dëgjuari lista e dëshmitarëve të ftuar nga ana e Prokurorisë. Prandaj mos aprovimi i kërkesës së palës mbrojtëse për bindjen time është një vendim i marrë në mënyrë paragjykuese dhe për më tepër nuk ka bazë e as mbështetje, as në ligj e as në prova konkrete e as në praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, praktikë e cila është e zbatuar edhe në sistemin tonë të drejtësisë përfshirë edhe Gjykatën Speciale”, thotë Bajraktari për RTK.

Ndërkohë, Dhomat e Specializuara kanë nënshkruar një marrëveshje me Belgjikën që të dënuarit e dënimin.Bajraktari e ka vlerësuar këtë zhvillim si pjesë të detyrave normale institucionale.

“Prej kompetencave që ka kryetari i Dhomave të Specializuara është edhe çështja e marrëveshjes me shtetet e treta të cilat shprehin gatishmëri për të pranuar të burgosur nga Dhomat e Specializuara, këtë detyrë e përcakton Neni 50 I Ligjit për Dhomat e Specializuara, prandaj vlerësoj që njoftimi për arritjen e marrëveshjes me shtetin belg është në linjë me detyrat dhe përgjegjësitë e zakonshme që ka kryetari i Dhomave të Specializuara”, shton Bajraktari.Mbrojtja e Kadri Veselit kishte ofruar një sërë masash për të garantuar lirimin me kusht përfshirë dorëzimin e pasaportës, mbikëqyrje nga Policia e Kosovës dhe ndalimin e kontakteve të paautorizuara.

Ndërkohë edhe Policia e Kosovës kishte raportuar për përmirësim të kapaciteteve operacionale, por Gjykata në Hagë ka konstatuar se këto nuk e zbusin shqetësimin e tyre për ruajtjen e integritetit të procesit dhe mbrojtjen e dëshmitarëve.

Hashim Thaci

Më shumë nga Lajme

  • 20:00Vëllai i Princeshës Diana shkruan një libër rreth jetës së saj: Dua të tregoj të vërtetën për të!
  • 19:57Aksioni kundër fajdesë: Gjatë ikjes, i dyshuari godet me veturë një polic dhe një 17-vjeçare
  • 19:56Arben Gashi pas takimit Kurti-Abdixhiku: Shumë zhurmë, shumë premtime, në fund asgja
  • 19:49Hoti: Shkaktari është Kurti dhe të gjithë ata që e pasojnë, po e katandisin rendin kushtetues në kaos
  • 19:48Tre të arrestuar në aksionin kundër fajdesë në Prizren