Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

​Refuzimi i PDK-së, LDK-së dhe Aleancës, a do të zhvillohet takimi i thirrur nga Haxhiu?

GD
Gazeta Demos17 gusht 2026 në 18:50
​Refuzimi i PDK-së, LDK-së dhe Aleancës, a do të zhvillohet takimi i thirrur nga Haxhiu?

Takimi konsultativ i thirrur për të martën nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, do të zhvillohet pa pjesëmarrjen e partive kryesore të ish-opozitës, pasi Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca kanë refuzuar ftesën. Në Zyrën e Presidencës nuk treguan nëse do të mbahet takimi edhe pa këto parti parlamentare.

Haxhiu i ka ftuar liderët apo përfaqësuesit e subjekteve politike në një takim konsultativ për çështjen e zgjedhjes së presidentit. Megjithatë, ftesa është pritur me rezerva nga partitë e ish-opozitës, të cilat kanë shprehur qëndrime të ndryshme lidhur me mënyrën se si duhet të tejkalohet bllokada politike dhe të formohen institucionet e reja.

PDK-ja ka kërkuar vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, ndërsa Aleanca ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për zvarritje të procesit institucional. Të dyja subjektet kanë vlerësuar se takimi i thirrur nga Haxhiu nuk është rruga për zgjidhjen e ngërçit aktual. Ndërkaq, sot, lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bëri të ditur se nuk do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga Haxhiu. Ai tha se takimet e vetme që mund t’i mbajë është me kryetarët e partive, në këtë rast, liderin e LVV-së, Albin Kurti.

Në anën tjetër, çështja e presidentit mbetet një nga nyjet kryesore të krizës institucionale. Pikërisht në këtë drejtim, analisti i çështjeve politike, Mazllum Baraliu, vlerëson se zgjidhja duhet të kërkohet përmes dialogut ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas Baraliut, edhe pas refuzimit të LDK-së për të marrë pjesë në takimin e Haxhiut, LVV-ja duhet të vazhdojë komunikimin me partinë e Lumir Abdixhikut, me qëllim që të arrihet një marrëveshje për zgjedhjen e një presidenti konsensual.

“ Mbetet i vetmi solucion dhe e vetmja alternativë ose zgjidhje që me LDK-në fituesi i zgjedhjeve të ketë kontakt dhe të bëjë një zgjidhje… qoftë marrëveshje vetëm për presidentin. Të tjerat janë të zgjidhshme. Çështja e votave për zgjedhjen e kryetarit, nënkryetarëve ekziston, po ashtu marrëveshja për votim në pako ekziston. Po ashtu, edhe sa i përket qeverisë, numrat ekzistojnë. Çështje kyçe e ngërçit është presidenti”, thotë ai.

Baraliu e sheh mungesën e vullnetit politik si problemin kryesor të situatës aktuale. Ai thotë se partitë kanë mundësi të gjejnë variante dhe alternativa për tejkalimin e krizës, por për këtë nevojitet gatishmëri reale për kompromis.

Ai konsideron se çështjet e tjera institucionale janë të zgjidhshme dhe se numrat për konstituimin e institucioneve ekzistojnë. Sipas tij, pengesa kryesore mbetet pikërisht zgjedhja e presidentit.

“Patjetër që mund të zgjidhet çështja. Mund të ketë opsione, alternativa dhe variacione të ndryshme, por duhet vullnet politik i shprehur nga këto parti politike. Për fat të keq, po luajnë lojën, nuk e di të kujt, por jo të duhurën politike, me rolin dhe përgjegjësinë e tyre që e kanë për të krijuar institucione”, thekson Baraliu.

Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar, pasi në dy tentimet e deritanishme nuk është arritur të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe të përmbyllet procesi i konstituimit të Legjislaturës së 11-të.

Seanca konstituive po vazhdon të jetë në qendër të përplasjeve mes partive parlamentare, ndërsa dështimi për formimin e institucioneve po e zgjat krizën politike në vend. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar kohë për arritjen e një marrëveshjeje politike, në përpjekje për t’i hapur rrugë konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve të reja.

Megjithatë, PDK-ja dhe Aleanca kanë vazhduar aksionet politike për të kërkuar mbajtjen e seancës konstituive. Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se ka ndërprerë negociatat me LVV-në për koalicion qeverisës, por janë shprehur të hapur për një zgjidhje për presidentin konsensual.

haxhiutakimithirrur

Të ngjashme

Vjollca Haxhiu rrëfen momentet e frikshme pas aksidentit të Sinan Vllasaliut me motor

Vjollca Haxhiu rrëfen momentet e frikshme pas aksidentit të Sinan Vllasaliut me motor

18:23
Haxhiu: Pa marrëveshje për Presidentin, Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje

Haxhiu: Pa marrëveshje për Presidentin, Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje

10:40

Më shumë nga Lajme

  • 20:26Zyrtari i lartë i Ministrisë Industrisë me veturë zyrtare jashtë orarit të punës
  • 20:16EMV e Maqedonisë së Veriut nënshkruan me KEK kontratë 3 vjeçare për blerjen 3 milionë tonëve qymyr
  • 20:14Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme më vdekjeprurëse
  • 20:05Ibishi: Drita e gjelbër nga Brukseli për hapjen e urës mbi Ibër, arritje e jashtëzakonshme
  • 19:51Kurti: Lavdi atyre që u shuan nga dhuna e regjimit serb për lirinë e Kosovës