Këngëtari Labinot Rexha ka bërë të ditur përmes një postimi se është sulmuar nga disa persona në Rahovec.
"Kjo çështje lidhet me një problem të gjatë familjar dhe pronësor. Është e dhimbshme që, pavarësisht gjithçkaje që familja ime ka bërë ndër vite, sot unë dhe nëna ime të përballemi me dhunë dhe presion", tha ai.
Postimi:
Sot kam përjetuar një nga ditët më të rënda të jetës sime. Unë dhe nëna ime jemi sulmuar dhe përjetuam një situatë të papranueshme, e cila nuk duhej t’i ndodhte askujt.
Personat e përfshirë në këtë ngjarje janë Bekim Ejupi, Aliriza Ejupi, Sadedin Ejupi, Fahrije Ejupi dhe persona të tjerë që kanë qenë prezentë gjatë ngjarjes.
Kjo çështje lidhet me një problem të gjatë familjar dhe pronësor. Është e dhimbshme që, pavarësisht gjithçkaje që familja ime ka bërë ndër vite, sot unë dhe nëna ime të përballemi me dhunë dhe presion.
Në pronën tonë janë ndërtuar shtëpi dhe garazhe, ndërsa ne vazhdojmë të përballemi me kërkesa dhe mosmarrëveshje të vazhdueshme për një hapësirë prej vetëm disa metrash katrorë.
Por një gjë dua ta them qartë: askush nuk ka të drejtë të ngrejë dorën ndaj meje dhe, mbi të gjitha, ndaj nënës sime. Nëna është e shenjtë dhe prekja e saj është një vijë që askush nuk duhet ta kalojë.
Për gjithçka që ka ndodhur do të ndjek rrugët institucionale dhe ligjore. Nuk kërkoj hakmarrje, por drejtësi. Askush nuk është mbi ligjin dhe askush nuk duhet të mendojë se dhuna mund të jetë zgjidhje.
Sot jam i lënduar dhe i revoltuar, por nuk do të hesht. Për nënën time, për familjen time dhe për dinjitetin tim, do të kërkoj drejtësi deri në fund.
https://www.facebook.com/share/r/19aEPJrR3A/