Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Reagon sërish Hollaj: Presidenten e ftuat veç për formalitet që sot të dilni me manipulime të tilla

GD
Gazeta Demos4 mars 2026 në 20:52
Reagon sërish Hollaj: Presidenten e ftuat veç për formalitet që sot të dilni me manipulime të tilla

Përderisa shefja e GP të LVV-së, Arbërie Nagavci, gjatë një konference për media tha se partia e saj ia ka ofruar Vjosa Osmanit nënshkrimet për ta rikandiduar edhe për një mandat, këtë e demantoi shpejt Shefja e Stafit të Presidencës, Learta Hollaj.

Në një postim në Facebook, ajo tha se kjo “është gënjeshtër”.

Ndërkaq, Nagavci, gjatë konferencës u pyet për reagimin e Hollajt, ndërsa tha se “Zonjës Learta dhe Zonjës Presidente sot ua garantoj nënshkrimet për të vazhduar me garë”.

Në ndërkohë, reagoi edhe këshilltarja e Osmanit, Egnesa Vitia, e cila për Klan Kosova tha se LVV-ja i ka kërkuar Presidentes të hyjë në garë si kundërkandidate e Glauk Konjufcës “vetëm sa për kuorum”.

“E nëse nuk bëhet as atëherë kuorumi, dalim e fajësojmë opozitën që ata na dërguan në zgjedhje. Pra, kurrë s’i kanë ofruar përkrahje për t’u rizgjedhur”, ka thënë Vitia

Reagim bëri edhe zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka, i cili tha se “nëse shefja e zyrës së Presidentes ka dyshime se nuk i kemi premtuar Presidentes 30 nënshkrime, e ftoj që sonte të vijë në zyret e Lëvizjes, do t’i ketë edhe 3 më shumë se kandidati Glauk Konjufca, pra 33”.

Ndërkaq, Hollaj u prefshi sërish në këtë debat, duke i reaguar sërish Nagavcit.

“Nëse dikujt i thoni eja veç sa për formalitet bëhu kundërkandidate e z. Glauk Konjufca, pra veç sa për numër, në mënyrë që pastaj të mund ta fajësojmë së bashku opozitën për shkuarje në zgjedhje, a ka më turp? Pra Presidentes nuk i keni ofruar asnjë votë për t’u rizgjedhur por i keni kërkuar që të bëhet formalitet e numër në mënyrë që sot të dilni me manipulime të tilla”.

“Ne nuk i trajtojmë institucionet e shtetit ashtu”, shkroi Hollaj në Facebook.

Ajo i tha Nagavcit se “përvoja juaj parlamentare dhe politike është e mjaftueshme për ta trajtuar këtë çështje me seriozitetin që kërkon pesha kushtetuese dhe interesi qytetar e shtetëror”.

“Kjo nuk është çështje e thjeshtë e aritmetikës procedurale apo administrative, por temë që prek thelbin e përgjegjësisë institucionale dhe respektimin e rendit kushtetues. Prandaj, qasja duhet të reflektojë maturi politike dhe ndjeshmëri ndaj interesit publik, përtej kalkulimeve të ulëta”, theksoi ndër të tjera Shefja e Stafit të Presidencës, Learta Hollaj

Vjosa Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 13:45Gucati: Nesër do të jetë një ndër protestat më të mëdha në histori, priten mbi 100 mijë pjesëmarrës
  • 13:44Kushtetuesja “udhëzon” deputetët: Jepjani popullit një President përfaqësues e simbol të unitetit
  • 13:28Selenica nderon ish-drejtuesit e UÇK-së: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi marrin titullin “Qytetar Nderi”
  • 13:26Mustafa jep sinjale për Ligjin e Speciales: Mund të kryhet edhe para 6 tetorit, Kurti ka dhënë shenja pozitive
  • 13:14Behrami i reagon Kurtit: Pse nuk ke të njëjtin motiv për mbrojtjen e UÇK-së si për Ligjin për Shtetësi serbe?