Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Reagon Rashiq: Kuvendi po shkon “rikverc” në vend të progresit

GD
Gazeta Demos30 gusht 2025 në 15:42
Reagon Rashiq: Kuvendi po shkon “rikverc” në vend të progresit

Nenad Rashiq nga Partia e Pavarur Liberale ka reaguar pas dështimit të tentativës së tij për të u bërë nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb në raundin e tretë të votimit.

Ai ka theksuar se situata aktuale është jashtë çdo kapaciteti të tij për t’u kuptuar, duke theksuar se Kuvendi po lëviz në drejtim të kundërt me progresin dhe zhvillimin që është i nevojshëm për vendin.

“Kjo situata e fundit është definitivisht jashtë kapaciteteve të mia të kuptoj çka mund të ndodh në të ardhmen. Kështu që jam përpjekur edhe sot dhe këtë ditë të fundit që të shpjegoj kolegëve të mi që nuk janë kundër Kushtetutës. Por megjithatë, problemi ndoshta për mos-votim është krijuar shumë më herët kur partitë shumë më të mëdha shqipëtare në këtë rast kanë qenë të barrikaduara në qëndrimet e veta dhe çdo qëndrim tjetër përveç asaj që kanë krijuar nga fillimi, kanë konsideruar si dështim. Unë nuk kuptoj me këtë kokëfortësi se ku do të shkojmë, në vend që të shkojmë në zhvillim e progres, ne po më duket se po shkojmë “rikverc” (prapa)”, tha Rashiq.

Ai gjithashtu ka theksuar se, deri në këtë moment, Lista Serbe nuk ka dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

Më shumë nga Lajme

  • 13:54Kurti foli për 171 mjekë të kthyer, Oda e Mjekëve: 40 janë kthyer për 8 vjet, shumica punojnë në privat, 521 janë të papunë
  • 13:41Pas Berlinit dhe Hagës, Hoxhaj në Irak, takon ish-kryeministrin bullgar dhe ish-kryediplomatin turk
  • 13:15Dramë në një shkollë në Mostar të BeH-së: Një nxënës aktivizon një bombë tymuese
  • 13:13Rasti i Arlindës, Haxhijaj sqaron veprimet e gjykatës: Nuk kam hapur procedurë disiplinore
  • 12:55Tenderi për gomat, Musliu pyet Sveçlën: Qysh do t’ia dalë Policia e Kosovës nëse pasnesër bie borë?