Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Reagon Çitaku pas deklaratave të Gërvallës: E papranueshme për një zyrtare me pushtet

GD
Gazeta Demos12 nëntor 2025 në 15:05
Reagon Çitaku pas deklaratave të Gërvallës: E papranueshme për një zyrtare me pushtet

Gjatë emisionit të mbrëmshëm, ku po diskutohej për votimin në Mitrovicë, analisti Parim Olluri është përfshirë në debat me deputetin Nezir Kraki.

Pas debatit, ka reaguar ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, e cila në një postim në rrjetet sociale ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj Televizionit 7, moderatorit të emisionit dhe analistit.

“Televizion rrugaç… Moderator rrugaç. ‘Analist’ mercenar rrugaç. Por me prof. Nezir Krakin kot e keni. As nuk mateni e as nuk ia dilni dot. Në mes të llumit tuaj shkëlqen dija dhe dinjiteti i tij. Marre ju koftë!”, ka shkruar Gërvalla.

Reagimi i saj është kundërshtuar nga nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila e ka cilësuar gjuhën e përdorur nga Gërvalla si të papranueshme për një zyrtare publike dhe ka theksuar se një sjellje e tillë rrezikon raportet me median dhe vetë demokracinë.

Postimi i plotë i Çitakut:

“E veshur me pushtet politik, ish Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Punëve të Jashtme, sot e propozuar për Ministre të Drejtësisë, ajo përdor një gjuhë të papranueshme ndaj mediave, gazetarëve dhe analistëve në studio. Kjo sjellje tregon mungesë të thellë kuptimi për rolin, funksionin dhe përgjegjësinë që bart një njeri i veshur me pushtet. Fjala publike është arma më e fortë e një politikani, dhe kur ajo keqpërdoret për të goditur pa mëshirë median dhe gazetarët, bëhet jo vetëm e papranueshme, por edhe e rrezikshme për vetë demokracinë. Nën panikun e aktakuzave për korrupsion dhe manipulimeve me vota në Mitrovicë, ata kanë humbur çdo kontroll dhe çdo ndjenjë përgjegjësie.” , shkroi ajo në Facebook, përcjell Insajderi.

Më shumë nga Lajme

  • 23:52Shkoi jashtë vendit për t’u trajtuar, vdes veterani i UÇK-së, Musli Krasniqi
  • 23:38Lajmërohet nga arratia Vezir Haziraj, i dyshuari për plagosjen në Istog: E bëra për vetëmbrojtje
  • 23:20Albin Kurti shkon në Gjakovën e Gjinit, kjo është arsyeja
  • 23:10Ramadani i përgjigjet Zelenskyt pas deklaratës për Kosovën: Pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare
  • 23:00Kurti merr mbështetje të fuqishme nga Rasimi i TikTok-ut