Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kadrijaj kërkon përgjigje nga Qeveria: A e keni pranuar Marrëveshjen për Asociacionin?

GD
Gazeta Demos11 nëntor 2026 në 18:12
Kadrijaj kërkon përgjigje nga Qeveria: A e keni pranuar Marrëveshjen për Asociacionin?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë diskutimit parlamentar për Raportin e Progresit, ka kritikuar performancën e Qeverisë, duke theksuar se në vend të progresit, vendi po përballet me mungesë të rezultateve konkrete.

Kadrijaj tha se raporti duhet të lexohet përtej deklaratave politike dhe përpjekjeve të Qeverisë për t’i paraqitur vlerësimet si suksese.

“Raporti i Progresit për vitin 2026, më mirë do të ishte të quhej raport i regresit, sepse nuk kemi fare progres në këtë raport. Ky nuk është raport i opozitës. Ajo që duhet të na shqetësojë është dallimi ndërmjet asaj që kjo Qeveri ka premtuar dhe asaj që qytetarët po e përjetojnë çdo ditë”, deklaroi Kadrijaj.

Ajo kritikoi gjithashtu arsyetimet e vazhdueshme të Qeverisë për mungesën e reformave, duke përmendur pandeminë dhe zhvillimet gjeopolitike si pengesa të përdorura në të kaluarën.

“Po më çudit që ende po thirreni në të kaluarën dhe në pengesat nga zhvillimet gjeopolitike. Kemi pasur raste kur ministrat kanë thënë se pandemia na ka penguar në reforma, pastaj është përmendur edhe lufta në Ukrainë si pengesë për realizimin e tyre”, u shpreh deputetja.

Një pjesë të kritikave, Kadrijaj ia kushtoi edhe zbatimit të marrëveshjeve me Bashkimin Evropian, veçanërisht Marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ajo kërkoi nga përfaqësuesit e Qeverisë të sqarojnë qëndrimin e tyre lidhur me marrëveshjen dhe përgjegjësinë për zbatimin e saj.

“Kërkesë e Bashkimit Evropian është zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin. A na tregoni, o vlla a e keni pranuar këtë marrëveshje apo jo, sepse Bashkimi Evropian po kërkon zbatimin e saj. Këtë marrëveshje e keni arritur ju. Mos po doni të thoni se edhe marrëveshja për Zajednicën është faj i partive të tjera opozitare, është përgjegjësi e juaja, ju e keni pranuar”, tha Kadrijaj.

kadrijajmarrëveshjenasociacionin

Më shumë nga Lajme

  • 19:12Sindikata e Re e KEK-ut u bën thirrje punëtorëve për protestën e nesërme: Pagë dinjitoze dhe pagën e 13-të
  • 19:07Kosova dhe Portugalia drejt marrëveshjes ekonomike, diskutohet edhe linja e drejtpërdrejtë ajrore
  • 19:06Senatorja Shaheen i dërgon letër Presidentes Shiroka Pula: Jeni forcë stabilizuese për Kosovën
  • 19:06Lidhja e Bizneseve paralajmëron: Rritja e energjisë mund t’i shtrenjtojë produktet deri në 10 për qind
  • 18:58“BE-ja duhet me kërku falje”: Dimal Basha ia jep disa vrejtje për Raportin e Progresit