Siguria në vendin e punës vazhdon të mbetet një sfidë e madhe në sektorin e ndërtimtarisë.
Së fundmi, Inspektorati Qendror i Punës ka ndërmarrë një aksion kontrolli në terren në komunën e Prizrenit, ku ka pezulluar punimet në një objekt ndërtimi.
Gjatë kontrolleve të zhvilluara nga inspektorët, janë evidentuar parregullsi të theksuara sa i përket fushës së sigurisë dhe shëndetit në punë, çka ka çuar në vendimin e menjëhershëm për ndalimin e përkohshëm të çdo aktiviteti ndërtimor në këtë lokacion.


