Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Studentët e Mjekësisë nuk e duan sistemin elektronik për evidentim në ligjëratë, paralajmërojnë protesta

GD
Gazeta Demos11 nëntor 2026 në 19:52
Studentët e Mjekësisë nuk e duan sistemin elektronik për evidentim në ligjëratë, paralajmërojnë protesta

Një sistem që mundëson identifikimin se studenti është prezent në ligjëratë, u bë shkak që këta të fakultetit të Mjekësisë të bojkotojnë mësimin.

Rektorati i UP-së, që disa muaj, ka marrë vendim që vijueshmëria në ligjërata dhe ushtrime të evidentohet përmes sistemit elektronik, SEMS.

Sipas profesoreshës së Fiziologjisë në Fakultetin e Mjekësisë, Hatixhe Latifi-Popovci, ky lloj kundërshtimi është i pakuptimtë dhe bëhet me qëllim që të shmangen ligjëratat.

“Më herët kanë qenë listat fizike, të cilat deri vitin e kaluar i kemi përdor, por të gjithë e dijmë që ato janë keqpërdor, për arsye se në momentin që iu ke lëshu studentëve listën, për dy minuta janë shumu studentët, edhe kartelat janë keqpërdorur. Ndërsa ky sistem kërkon që regjistrimi të bëhet përmes telefonit”, ka deklaruar ajo.

Pikërisht për këtë çështje, Rektorati i UP-së, i ftoi në takim studentët për t’u dakorduar mes vete, por pas dy orësh, nuk pati marrëveshje e studentët paralajmëruan masa.

“Do të ketë protestë paqësore para Dekanatit”, ka theksuar Dion Bajrami.

Nga rektorati bënë me dije se do të jenë në kontakt të vazhdueshëm me profesorët, për të zgjidhur problematikat lidhur me mungesat.

Përpos protestave, studentët kanë paralajmëruar se bojkoti do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme, deri në përmbushjen e kërkesës që kanë./TVDUKAGJINI

studentëtmjekësisëelektronik

Më shumë nga Lajme

  • 20:57Shiroka Pula: Cilësia e shëndetësisë matet me profesionalizmin e personelit dhe rezultatet e shërbimeve
  • 20:55Rizvanolli: Do të bëjmë maksimumin për të evituar rritjen e tarifave të energjisë elektrike
  • 20:48Rizvanolli: Çmimi i energjisë ka arritur në 500 euro për megavat-orë, dimër i vështirë për Kosovën dhe Evropën
  • 20:45Vitia: Cilësia e shërbimeve shëndetësore kërkon përkushtim dhe bashkëpunim
  • 20:31Murati: Investimet e huaja direkte jashtë patundshmërive janë 300 milionë euro